Hiqet taksa doganore për lëndët e para
Disa sektorë të rëndësishëm të vendit pritet të përfitojnë nga një masë lehtësuese ndaj shpenzimeve për lëndët e para. Nënproduktet e çelikut, plastikës, lëkura, etj., duke nisur nga 1 janari 2009, do të kenë tarifë doganore zero për qind, ndërsa për disa të tjera do të aplikohen taksa më të reduktuara. Ndryshimet e reja në sistemin e niveleve të tarifave doganore vijnë në kuadër të marrëveshjeve që ka Shqipëria me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT). Njëra nga pikat e marrëveshjes së firmosur më 28 korrik 2000 lidhet me reduktimin e tarifave doganore për mallrat e importit dhe anasjelltas, me synim liberalizimin e tregut për vendet anëtare të OBT-së. Reduktimi i taksave parashikon të sjellë një efekt negativ për buxhetin e shtetit në masën e rreth 10 milionë dollarëve në vit. Përveç marrëveshjes me OBT-në, Shqipëria ka të tjera detyrime edhe me vendet anëtare të CEFTA-s, si dhe me Bashkimin Evropian (MSA-Interim). Reduktimi i taksave për një pjesë të produkteve që vijnë nga jashtë parashikon t‘i japë një ndihmë të madhe subjekteve të ndërtimit, por edhe linjave të prodhimit. Nga ana tjetër, liberalizimi i tarifave mund të sjellë goditje për subjektet në Shqipëri që tregtojnë ato produkte të cilat do të përballen me konkurrencën e fortë të Perëndimit.
Mallrat
Në listën e grup-mallrave që do të pësojnë reduktim dhe eliminim të taksave janë nënproduktet e çelikut, bakrit, plastikës, lëkurës, gizës etj. Reduktim të taksave nga 15 në 10 për qind do të ketë edhe për këpucët, në varësi të lëndës që ato prodhohen (shualli). Zbatimi i tarifave finale detyruese në kuadër të OBT-së do të sjellë pasoja negative për buxhetin e shtetit, në nivel prej rreth 870 milionë lekë ose rreth 10 milionë dollarë (taksë doganore + TVSH). Efekte negative për të ardhurat në arkën e shtetit janë krijuar edhe nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me vendet e rajonit, e cila për periudhën janar-shtator 2008 rezultoi në masën e rreth 832 milionë lekëve.