E Shtunë, 31 Tetor 2026

Invalidët, kundër rritjes së çmimit të biletave urbane

Shoqata e Invalidëve të Punës e ka kundërshtuar rritjen e çmimit të biletave dhe aboneve urbane, që, sipas tyre, duhet të vijë duke u ulur, për shkak të rënies së çmimit të naftës. Ndërsa ka theksuar se shërbimi urban në Tiranë nuk i plotëson kushtet dhe standardet për invalidët. "A i plotësojnë kushtet për të transportuar invalidë me karrocë, apo invalidë të gjymtuar, sipas standardeve ndërkombëtare! Absolutisht nuk i plotësojnë këto kushte", shprehen drejtuesit e Shoqatës së Invalidëve të Punës. Ata kanë shtuar se asnjë nga dokumentet e lëshuara prej tyre për invalidët nuk është false, por i disponon të gjitha elementet e sigurisë. "Ky dokument lëshohet në bazë të gjeneraliteteve të invalidit, ku mbi të gjitha janë edhe 5 elemente sigurie, që e bëjnë të pamundur falsifikimin e tyre. Ky dokument lëshohet edhe mbi bazën e raportit të komisionit mjekësor, të firmosur prej 5 vetash", thonë ata, duke kundërshtuar kërkesën që këto dokumente të lëshohen nga autoritetet shtetërore. Sipas Shoqatës së Invalidëve të Punës, e drejta e tyre për të udhëtuar pa pagesë është një e drejtë ndërkombëtare, ndaj nuk ka asnjë arsye që ata të kërkojnë për këtë subvencionim nga shteti.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›