Buxheti, 7.6 miliardë lekë për Tiranën vitin që vjen
Buxheti i Bashkisë së Tiranës për shpenzime operative dhe kapitale për të gjitha programet e përfshira për vitin 2009 mendohet të arrijë në vlerën e 7.6 miliardë lekëve. Kryebashkiaku Edi Rama ka realizuar edhe dëgjesën e fundit publike për këtë vit lidhur me parashikimet e buxhetit të 2009-ës, ndërsa ka përmbledhur edhe ato që i ka konsideruar si arritje gjatë këtyre viteve. Ai ka numëruar
1283 000 m² sipërfaqe të asfaltuara; 15 561 copë pemë të mbjella
4.3 m² gjelbërim për frymë, si dhe 10 983 copë ndriçues. Prioritete mbeten sërish mjedisi dhe rikualifikimet urbane, pastrimi i qytetit
dhe infrastruktura rrugore e sinjalistika. Ndërsa për arsimin para-universitar dhe edukimin është premtuar rritje e buxhetit me 50% gjatë 2009-ës. Sipas një sondazhi të kryer nga bashkia, rezulton se rreth 22% e qytetarëve e konsiderojnë infrastrukturën rrugore si më të rëndësishëm, ndaj dhe ajo vijon të renditet e para në listën e prioriteteve. Një ndër projektet më të rëndësishme konsiderohet ai i fillimit të punimeve për ndërtimin e segmentit të parë të Unazës së Madhe (segmenti Rruga e Kavajës - Rruga e Elbasanit) dhe mbikalimit te Shkolla Teknologjike. Me këtë synohet zgjidhja përfundimtare e problemit të qarkullimit në zonë. Gjatë 6-mujorit të parë përfundojnë negociatat e financimit me kredi, me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe fillojnë punimet për ndërtimin e saj. Po kështu, Bashkia e Tiranës është në pritje të përfundimit të shpronësimeve nga qeveria shqiptare, me qëllim përfundimin e Unazës së Vogël gjatë vitit 2009. Parashikohet edhe ndërhyrja në 9 blloqe banimi. Përveçse në infrastrukturën rrugore të brendshme të bllokut, këtë vit premtohet se do të ndërhyhet edhe me rikualifikim urban.
Në vijim po ndërhyhet në 62 rrugë dhe pritet /////////analizimi i të tjerave, të votuara nga komuniteti. Lidhur me shërbimet publike, ai i largimit të mbeturinave është më i ndjeshmi për qytetarët. Për këtë është parashikuar shtimi me rreth 70% fonde më tepër se në 2008-ën. Për sa u përket kualifikimeve urbane në krye të listës mbetet ndërhyrja në sheshin "Skënderbej", e cila ka për qëllim transformimin e tij, "duke u rikthyer dinjitetin objekteve simbol të qytetit të Tiranës". Është parashikuar zhvillimi i konkursit ndërkombëtar për sheshet "Nënë Tereza" dhe "Italia". Ndërsa premtohet se plani i ri rregullues do të zgjerojë hapësirat e gjelbra në kryeqytet.