Beteja për "ujin" përplas qeverinë me bashkinë
Ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi, ka përdorur dje "një materie që nuk ka as shije, as ngjyrë, as erë, sikurse është uji", për të kryer goditjen e radhës ndaj Bashkisë së Tiranës dhe një tjetër bashkie, me në krye një socialist, atë të Durrësit. "Është e papranueshme, që një vit mbasi janë kryer të gjitha procedurat ligjore dhe administrative për transferimin e shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve, tendenca e bashkive kryesore të vendit nuk marrin përsipër përgjegjësitë e tyre për administrimin e këtyre shoqërive, por vazhdojnë të përdorin politikisht këtë proces, i cili duhet të jetë një proces tërësisht administrativ, tërësisht jashtë politikës dhe tërësisht në funksion të qytetarëve", u shpreh dje ministri Olldashi gjatë fillimit të zbatimit të projektit "Vlerësimi dhe përmirësimi i funksioneve teknike e kapaciteteve administrative të Entit Rregullator të Ujit", i cili ka mbetur pezull për një kohë të gjatë.
Kreu i ministrisë, që në kuadër të procesit të decentralizimit shpërndan kompetencat në njësitë e pushtetit lokal, theksoi se "ky
problem bëhet më i mprehtë nga fakti që rezulton të ketë një frymë tërësisht demagogjike ndaj ujit, nga disa segmente të pushtetit vendor kryesisht nga Bashkia e Tiranës, e cila ka shërbyer si model i keq edhe për Bashkinë e Durrësit". Olldashi ka kujtuar se "prej vitesh ka pasur thirrje të Bashkisë së Tiranës drejtuar qeverisë për transferimin e sistemit dhe ka një vit që ky sistem me gjithë kuadrin e vet, është transferuar dhe ka po një vit që Bashkia e Tiranës nuk reagon, bën sikur nuk është, nuk merr përgjegjësitë e veta e tenton të luajë politikisht me ujin".
Olldashi i ka bërë thirrje Bashkisë së Tiranës "të marrë përsipër përgjegjësitë e veta, të kryejë e të përmbushë detyrimet për marrjen në administrim bashkë me njësitë e tjera vendore që kanë lidhje me zonën e shërbimit të Tiranës qytet dhe të përmbushin këtë proces, duke i dhënë fund lojës politike me ujin". Sipas tij, do të ishte e pahijshme dhe e padenjë që Bashkia e Tiranës të vazhdonte të spekulonte me këtë problem e të tentonte ta mbante peng për ta përdorur politikisht, edhe pse është diçka që nuk duhet përdorur politikisht.