Topi pret ambasadorët e BE e SHBA
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, takoi dje Ambasadorin e SHBA-ve, John Uithers dhe atë spanjoll, Manuel Montobio. Sipas njoftimit zyrtar, në takim u diskutua rreth situatës më të fundit politike. "Gjatë takimit u bisedua rreth situatës më të fundit politike në vend, përpjekjeve, mundësive e rrugëve kushtetuese dhe institucionale, për të zgjidhur në një kohë sa më të shpejtë dhe normalizuar situatën politike në vend", thuhet në njoftim.