"Hiqni depozitat nga tarracat për të pasur më shumë ujë"
Ballafaqimi me synimin për të garantuar dhe shtuar orët e furnizimit me ujë të banorëve dhe pushuesve të Sarandës, është bërë shkas për një tryezë të bordit të shoqërisë aksionere të ujësjellësit, organizuar nën drejtimin e kryebashkiakut, Edmond Gjoka. Përtej eksperiencës së fituar gjatë verës së vitit 2008, specialistë dhe drejtues të kësaj ndërmarrjeje, janë me ambicien që të mos ketë as zona të veçanta që të ndjejnë mungesën e ujit. Ata kanë premtuar që të shtohen orët e furnizimit me ujë të qytetit përtej 8 apo 14 orëve mesatarisht, që marrin sot shumica e banorëve. Kryebashkiaku Gjoka shprehet se Saranda ka ndryshuar në pikëpamje sasiore dhe cilësore furnizimin e qytetarëve me ujë të pijshëm, falë edhe donacioneve të Bankës Botërore, të qeverisë shqiptare, por edhe të Bashkisë së Sarandës në këtë drejtim. Sipas tij kjo është arritur duke shtuar 12 linja të ujësjellësit si në qytetin e Sarandës, edhe në fshatrat përreth që ajo ka administrim, si: Metoq e Shelegar.
Nënprefektja Elsa Gjini ka dhënë sigurinë e fundit se me investimin që është duke përfunduar, furnizimi me ujë do të jetë i zgjidhur deri më 15 qershor edhe për banorët e asaj që njihet si lagja e korçarëve në fshatin e Gjashtës, në kurorën e Sarandës. Vetëm Bashkia e Sarandës, prej vitit 2005 ka investuar gjithsej 500 milionë lekë të vjetra për ujësjellësit. Pikërisht për këtë edhe pretendimet duhet të jenë më të mëdha, sipas Gjokës, duke bërë që eksperienca e verës së kaluar të thellohet më tej nga bordi i ujësjellësit. Kryebashkiaku Gjoka ka hedhur idenë se, po të sigurohet mirëkuptimi i qytetarëve për çmontimin e depozitave nga tarracat e pallateve dhe vilave, kjo është garancia më e plotë se banorët dhe pushuesit do të kenë këtë verë 24 orë ujë edhe në periudhën e thatë të verës e jo më në dimër. Nga ana e vet drejtori i ujësjellësit ka dhënë siguri se sezoni i kësaj vere jo vetëm që nuk do të shoqërohet nga kriza në furnizimin me ujë të pijshëm, si vite më parë, por janë duke u kryer disa teste që zona të tëra të pilotohen për të arritur nga 14 orë furnizim, në më shumë se 20, duke synuar 24 orëshin. Në mënyrë të pandarë nga kjo, ata theksuan se rezervat për përmirësimin e furnizimit të qytetit me ujë, i shohin të lidhura me sistemin e faturimit dhe matjes reale të harxhimit përmes shtimit të matësve të instaluar, me riparimet e nevojshme në linjën Metoq-Sarandë, me prerjen e lidhjeve dyfishe etj., ku do të veprohet energjikisht përpara se të nisin turet e pushimeve, në fillim të korrikut.