Matura, koeficientë të vjetër për ata që do të rikandidojnë
Rreth 10 mijë të rinj, që kanë aplikuar për të hyrë sërish në garën për shkollat e larta në vend, do të vlerësohen në përputhje me koeficientët e vjetër. Ose më saktë me ata koeficientë që janë aplikuar në vitin kur ata kanë qenë maturantë.
Një sqarim i tillë bëhet nga përfaqësuesit e AVA-s lidhur me konkurrentët e Maturës Shtetërore, që përfshin atë grup të rinjsh të cilët kanë hyrë në provimet e këtij viti, me rezultate të mbartura nga vitet e shkuara të paktën pas vitit 2005.
"Ata duhet të dinë se në procesin e llogaritjes së pikëve të tyre do të merren parasysh koeficientët e vjetër", pohojnë specialistët e AVA-s. Kështu, nëse nxënësi kërkon t‘i ruhet rezultati i mëparshëm në përllogaritjen e pikëve për sistemin meritë-preferencë, për këtë lëndë merret koeficienti që lënda ka pasur në vitin që është dhënë. Në rast se nxënësi e ka dhënë më shumë se një herë një lëndë të caktuar në provimet me zgjedhje dhe kërkon t‘i njihet rezultati i saj, do t‘i njihet përfundimi i arritur në vitin e fundit, kur e ka dhënë lëndën.
Aktualisht, rreth 40 mijë të rinj u janë nënshtruar dy provimeve të detyruara të Maturës Shtetërore 2009, asaj të Gjuhës e Letërsisë si dhe të Matematikës. Ndërsa, rreth 48 mijë të rinj nga i gjithë vendi, më datë 10 korrik do t‘i nënshtrohen edhe dy provimeve të lëndëve me zgjedhje, të vlefshme për garën konkurruese të universiteteve publike. Kjo për faktin se rreth 10 mijë prej tyre janë mbartur nga vitet e kaluara dhe që për një arsye a një tjetër nuk kanë mundur të vijojnë studimet e larta. Ata këtë vit lejohet të marrin pjesë në konkurrim, si pasojë e një ndryshimi të kryer në rregulloren e Maturës Shtetërore 2009. "Të gjithë personat që kanë kryer shkollat e mesme para vitit shkollor 2005-2006, kanë marrë dëftesë pjekurie dhe dëshirojnë të vazhdojnë studimet në shkollat e larta, do të japin dy provimet me zgjedhje", thuhet në rregulloren e 2009-ës.
Po ashtu, aty saktësohet se të gjithë nxënësit që në vitet shkollore 2005-2006; 2006-2007; 2007-2008 dhanë vetëm provimet e detyruara, por jo provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore, për t‘u regjistruar në degët e Institucioneve të Arsimit të Lartë Publik këtë vit duhet të japin provimet me zgjedhje, pranë shkollave të mesme ku kanë dhënë provimet e detyruara.
Gjithashtu, rregullorja përcakton se të gjithë nxënësit që në vitet shkollore 2005-2006; 2006-2007;2007-2008 dhanë provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore dhe nuk janë regjistruar në asnjë nga degët e Institucioneve të Arsimit të Lartë Publik, për t‘u regjistruar në këto shkolla këtë vit nuk janë të detyruar të rijapin provimet me zgjedhje, përveç rasteve kur e kërkojnë këtë vetë.
Për provimin e parë të Letërsisë rezultatet pritet të dalin ditën e martë, ndërsa është pohuar fakti se korrigjimi i të gjitha testeve ka përfunduar dhe tanimë është duke u kryer vetëm procedura e kompjuterizimit të të dhënave dhe e lidhjes së tyre. Ndërsa për rezultatet e provimit të Matematikës, të gjithë maturantët e këtij viti do të duhet të presin të paktën edhe një javë. Kjo pasi që, nga dita e testimit dhe deri në përfundimin e korrigjimit sipas rregullores së maturës, afati maksimal është dhjetë ditë.
Menjëherë pas daljes së rezultateve të të dy provimeve të detyruara për Maturën Shtetërore pritet që Ministria e Arsimit dhe konkretisht APRIAL-i të bëjnë publike edhe formularin A2, i domosdoshëm për përzgjedhjen e 10 alternativave të studimit në fakultetet e ndryshme të universiteteve publike shqiptare.
Përjashtimi
Jashtë garës
ngelësit, qoftë
edhe në një provim
Rregullorja e maturës për 2009-ën përcakton se kanë të drejtë të kandidojnë për të vazhduar studimet në institucionet e arsimit të lartë publik vetëm nxënësit që vlerësohen kalues në të katër provimet e Maturës Shtetërore (dy provimet e detyruara dhe dy provimet me zgjedhje). Kështu, nëse një nxënës ka vlerësim kalues vetëm në një nga provimet e detyruara të Maturës Shtetërore, rezultati i tij ruhet (konsiderohet i vlefshëm) edhe në vitet në vazhdim. Nxënësi që është mbetës, qoftë edhe në një nga provimet e detyruara të Maturës Shtetërore në sesionin e parë, nuk ka të drejtë të futet në provimet me zgjedhje.
Pas zhvillimit të dy provimeve të detyruara fillon periudha e përgatitjes përfundimtare për studimet e larta. Fillimisht, maturantët duhet të njihen me rezultatet e dy provimeve të dhëna, të krijojnë vetë një ide se sa pikë mund të mbledhin dhe vetëm më pas të bëjnë renditjen e degëve se ku duan të studiojnë.
Përjashtim nga dy provimet e lëndëve me zgjedhje bëjnë vetëm ata të rinj që vendosin të konkurrojnë në ato fakultete që lidhen me talentet e tyre, si në muzikë dhe në sporte. Përjashtim këtu bën vetëm arkitektura, ku kandidatët që do të regjistrohen për t‘iu nënshtruar konkursit të saj treditor, do të duhet të kalojnë paraprakisht edhe dy testimet në lëndët me zgjedhje. Sipas Ministrisë së Arsimit, kjo bëhet për të garantuar një cilësi të mirë të studentëve, të cilët do të regjistrohen në degën e Arkitekturës në Universitetin e Tiranës.