E Diel, 1 Nëntor 2026

Peticioni antiMarty firma ne Fier

Për tre ditë me rradhë banorë të qytetit të Fierit dhe punonjës të administratës dhe institucioneve vendore kanë nënshkruar peticionin  kundër raportit të komisionerit Dik Marti, i hartuar mbi akuzat ndaj drejtuesve të UCK-së për trafik organesh.

"Natyrisht janë SHBA, vendet me influencë të madhe në familjen europiane që këtë raport në këshillin e Europës si gjithë raportet e tjera antishqiptare do të dështojnë", tha Nimet Musai, Kryetar i PDU në Fier. "Është detyra e gjithësekujt prej shqiptarëve që të nënshkruajë një peticion që është prej mëse dy shekujsh një mjet i padiskutueshëm i demokracisë politike, shoqërore për të kundërshtuar me fakte dhe për të kërkuar në mënyrë ligjore verifikimin e akuzave të rreme", shprehet historiani Ilir Gjika.

"Në këto momente që ne populli shqiptar, qoftë shteti i ri i Kosovës dhe shtetit shqiptar, po ecin në proceset demokratike me hapa të shpejta dalin duke shpifur një i blerë nga qarqet ekstremiste serbe për shpifje dhe trillime kaq të ulëta për shqiptarët", tha Luan Mucaj, kyetari i Keshillit të Qarkut në Fier.

Peticioni kunder raportit te zvicerianit Dick Marty, i cili është firmosur nga qindra qytetarë në shumë qytete të vendit do ti paraqitet Këshillit të Europës në 24 Janar.   

Aleksandër Nushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›