E Diel, 1 Nëntor 2026

Lendohen nga zjarri dy femije shmanget tragjedia ne Fier

Në fshatin Buzëmadh të Cakranit në Fieri është shmangur tragjedia e ngjashme me atë të Vlorës të pak ditëve më parë. Një zjarr i rënë në  banesën e familjes Merdani ka shkaktuar djegien pa rrezik për jetën të foshnjes 18 muajshe dhe asfiksimin e vëllait të saj 3-vjecar.

Nëna e fëmijëve i ka lënë ata vetëm në dhomën ku ishte ndezur një sobë me dru dhe ka shkuar për të punuar token, por fëmija tre vjecar ka hapur derën e sobës duke shkaktuar zjarin në dhomë . Pasi ka filluar të dalë tym nga banesa tre katëshe familjarët të ndihmuar nga fqinjët kanë nxituar të shpëtojnë fëmijët të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin rajonal të Fierit jashtë rrezikut për jetën.

Rasti në fjalë vjen pas vdekjes së 6 fëmijëve, 4 në Sukth të Durrësit dhe 2 në Vlorë për shkak të rënies së zjarrit në banesat e tyre kur ata kanë qenë të vetëm në shtëpi. 

Aleksandër Nushi Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 12 janar 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›