E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria: Ok dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit

TIRANë- Qeveria ka miratuar sot fondin e dëmshpërblimit për kategorinë e ish-të përndjekurve. Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, u vendos që të jenë 427 të dënuar politkë që përfitojnë nga ky dëmshpërblim. Nga ky vendim përfitojnë të dënuarit me burgim dhe familjarët e personave të ekzekutuar gjatë komunizmit.

Lajmi është bërë public në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave ku ndër të tjera citohet se, “Konkretisht, vendimi përcakton masën e dëmshpërblimit financiar vetëm për ish të dënuarit me burgim dhe familjarët e viktimave të të dënuarve me dënim kapital, pasi aktualisht, nga kërkesat e depozituara pranë ministrisë së drejtësisë, procesi i verifikimit të personave që kanë vuajtur internim në kamp me rrethim me gjemba deri në vitin 1954, ende nuk ka përfunduar. Po kështu, projektvendimi nuk përcakton dëmshpërblimin e personave të dënuar me internim apo dëbim, pasi dëmshpërblimi i këtyre personave do të jetë objekt i një vendimi tjetër të Këshillit të Ministrave.”

Shuma e masës financiare për 427 ish të dënuar politikë me burgim që përfitojnë nga ky vendim llogaritet në vlerë totale 1.473.405.284.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›