E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Autostrada nxit marrëdhëniet e shkëlqyera me Kosovën

TIRANË- Ministri i Jashtëm Ilir Meta në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun kosovar Skënder Hyseni, i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare, ka deklaruar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera. Fillimin e punimeve të autostradës Morinë-Merdare, Meta e sheh si rrugën që do të bashkojë më tepër dy vendet, ndërsa shtoi se pikërisht kjo autostradë do jetë një korridor për gjithë Ballkanin Perëndimir.

“Marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera, shembull i bashkëjetesës në rajon. Do intensifikojmë marrëveshjet tregtare, dua të them se fillimi i punimeve të autostradës Morinë-Merdare, e cila së bashku me atë të Durrës-Morinë do ti japin një dimension të ri marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve mes dy vendeve. Autostrada është katalizator i gjithë shkëmbimeve tregtare dhe njerëzore, do të ndihmojë shumë, do jetë një korridor për gjithë Ballkanin Perëndimor, kjo autostradë do lidhë edhe Kosovën me jugun e Serbisë” – deklaroi Meta.

Duke e quajtur të “pakthyeshme” pavarësinë e Kosovës, Meta ka deklaruar se Shqipëria do ta mbështesë atë për të kërkuar njohje të reja, ndërsa ka shtuar se Kosova është faktor stabiliteti në rajon dhe si e tillë ka mbështetjen e plotë të Shqipërisë

“Dua të evidentoj edhe njëherë ecurinë e deritanishme të njohjes së Kosovës duke shprehur besimin se pavarësia e saj është e pakthyeshme dhe se procesi i njohjes së saj edhe pse i vështirë do ketë edhe njohje të tjera. Fakti që është njohur nga shtetet më të fuqishme të Nato-s, fakti që është pjestare e FMN dhe BB është një tregues i madh që edhe në të ardhmen do ketë njohje të tjera. Unë i premtova Hysenit se Shqipëria do ta mbështesë për njohje të rejanë arenën ndërkombëtare, pasi Kosova e pavarur është e rëndësishme si faktor stabiliteti në rajon” – vijoi ndër të tjera Meta.

Hyseni: Të hapur për bashkëpunim me Serbinë
“Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjithë, përfshi edhe Serbinë. E ardhmja e Ballkanit perëndimor është tek bashkëpunimi” kështu deklaroi ministri i Jashtëm kosovar Skënder Hyseni gjatë konferencës së përbashkët me homologun e tij Ilir Meta.

Duke nënvizuar se Kosova mbetet e hapur për të bashkëpunar si e barabartë me Serbinë fqinje, Hyseni shtoi se vendi i tij nuk ka asnjë arsye për të parë të ardhmen me optimizëm.
“Periudha pas GJND-së është shumë e rëndësishme dhe ne në Kosovë e shohim këtë periudhë me shumë opotimizëm dhe me pritje që do të ketë një avancim të njohjeve të pavarësisë së Kosovës” u shpreh Kryediplomati shqiptar i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare.

Duke ju referuar fillimit të punimeve për autostradën e Kosovës , Hyseni shprehu kënaqësinë që Kosova do të përmbarojë Rrugën e Kombit.
“Ështe kënaqësi e vecanatë të jem në Tiranë, por sot kënaqësia është e posaçme sepse rruan e bëra me veture duke parë pjesën shqiptare të rruges së kombit. Më lejoni të shpreh kënaqësinë që edhe ne në Kosovë nënshkruam marrëveshjen dhe të jeni të sigurtë se shumë shpejt edhe pjesa kosovare e rrugës së kombit do përmbarohet” u shpreh Hyseni.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›