Rusia ndalon adoptimin për amerikanët

Birësimi i fëmijëve rusë nga ata amerikanë është ndaluar, disa ditë pasi një djalë rus refuzoi nënën e tij që vinte nga shteti amerikan, Tennessee.
Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se ka ecur në drejtim të ndalesës, derisa të arrihet një marrëveshje bilaterale për birësim të fëmijëve.
Një protestë ndërkombëtarë kishte shpërthyer javën e kaluar në SHBA, pasi një grua që dëshironte të bëhej nënë, nga Amerika, ishte detyruar ta kthente një djalë shtatëvjeçar në Moskë.
Ajo kishte shkruar një shënim te djali ku kishte thënë se ai ka probleme psikologjike.
Torry Hansen thotë se ajo nuk ka dashur ta mbajë më djalin, pasi që ajo mendonte se atij i mungonte jetimorja ruse.
Rusët janë egërsuar pasi asnjë akuzë nuk është ngritur kundër një motre medicionale 33-vjeçare. Departamenti amerikan i Shtetit pritet ta vizitojë Moskën me një delegacion të lartë javën që vjen, për të diskutuar për këtë incident dhe mundësinë e ndonjë marrëveshjeje bilaterale për birësim.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Andrei Nesterenko ka thënë për një televizion rus se, “Rusia beson në një marrëveshje të këtillë, e cila do të siguronte që raste si tragjedia e fundit dhe të tjera, të mos përsëriten”.
Moska kishte thënë në të kaluarën se Washingtoni është dashur ta bëjë një pakt formal të këtillë, por SHBA-ja, siç thonë ata, ka dashur një pajtim ndërkombëtar, sipas ligjeve që dalin nga Konventa e Hagës, e të cilën e ka ratifikuar edhe Rusia.
Mijëra amerikanë janë prindër që birësojnë fëmijë, përderisa tashmë kanë një mosbesim në qeveritë e tyre në lidhje me këtë gjë.
Ligjvënësit rusë më parë kanë ngrirë birësimin e fëmijëve rusë nga amerikanët, pasi kishin thënë se fëmijët e tyre ishin keqtrajtuar.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se incidenti i fundit “duhet të jetë i fundit dhe mos të këtë më të këtillë”.
Më shumë se 1800 fëmijë rusë janë birësuar në SHBA vitin e kaluar, thuhet në një studim të Ministrisë së Arsimit dhe Shëndetësisë të Rusisë.