E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, shuhet ikona e televizionit Raimondo Vianello

është shuar në moshën 87 vjeçare në Itali Raimondo Vianello, një nga figurat më të njohura të televizionit Italian. Ai ndërroi jetë në spitalin San Rafaelo të Milanos ku ishte shtruar dhjetë ditë më parë. Së bashku me bashkëshorten Sandra Mondaini ka qenë një prej protagonistëve më të rëndësishëm e më të dashur të ekranit të vogël, protagonist i humorit fillimisht ne bashkëpunim me Ugo Tognazzi e deri tek seriali komik "Casa Vianello".

I apasionuar pas futbollit e sporteve në përgjithësi për disa vjet rresht ka prezantuar "Pressing", të parin emision sportiv në Mediaset. Shfaqja e fundit televizive la qenë një vit më parë në "Crociera Vianello". Azhornuar së fundi ( e enjte , 15 prill 2010 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›