"Hirushja e viteve 2000" premierë në Teatrin e Kukullave
Hirushja e viteve 2000 vjen si premierë në stilin bashkëkohor përpara publikut të Tiranës nga nxënësit e rrethit të baletit të Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë në Teatrin e Kukullave. Performanca vjen në një formë ndryshe nga ajo që kemi parë, ku çdo fëmijë do të gjejë vetveten, sepse të gjithë janë ëndërrimtare dhe kjo histori në vetvete i ngacmon të gjithë. Koreografi Fatjon Sulstarova tregon se kjo shfaqje po realizohet në stilin e kërcimit post modern ku janë të ndërthurur elementët e kërcimit dhe ato të fjalës, e quajtur ndryshe dance - theatre.
Në këtë performancë që do të rijepet edhe në festën e 1 qershorit, janë përdorur elemente si : lojrat popullore dhe lëvizjet ritmike, Tip Tap Dance të cilat janë ndërthurur në koreografi me metodat bashkëkohore ku i rëndësishëm është mesazhi që do të transmetohet përpara publikut. Një "Hirushe" me një këndvështrim tjetër ku është marrë elementi "ëndërr" dhe është përshtatur në ditët e sotme. Pra mesazhi kryesor që përcillet përpara publikut; është se "Në qoftë se mëson dhe ke vullnet, ëndërrat e tua bëhen realitet".