Vdiq Malcolm McLaren

McLaren u lind në Londër, në vitin 1946. Si adoleshent u përfshi në Lëvizjen Situacioniste, e cila organizonte demonstrata absurde publike me qëllim të nxitjes së ndryshimeve sociale.
Në vitin 1971, së bashku me partneren e tij, dizajneren Vivienne Westwood, hapi butikun Let It Rock, i cili u bë qendër e punk skenës botërore.
Në 1975, McLaren u bë menaxher i grupit The Strand, i cili më vonë u quajt The Sex Pistols, pasi në grup erdhi një punker tipik - John Lydon (Johnny Rotten).
The Sex Pistols arritën kulmin e tyre në 1977, me këngën "God Save the Queen". Kënga u konsiderua si sulm publik ndaj Mbretëreshës Elizabeta e Dytë, si dhe monarkisë britanike në përgjithësi.
Në tetor të këtij viti, The Sex Pistols e hodhën në treg albumin e tyre të vetëm - “Never Mind the Bullocks, Here's The Sex Pistols”, i cili llogaritet si njëri prej albumeve më me ndikim në historinë e muzikës bashkëkohore. Për shkak të mospajtimeve midis McLaren dhe Lydon, Sex Pistols u shpërbënë në janar të vitit 1978.
McLaren incizoi 16 albume individuale, prej të cilëve më i famshmi ishte Duck Rock (1983), ku inkorporoi ritme pan-afrikane, hip hopin e hershëm, bile edhe tinguj country. Albumi i tij i fundit ishte Shallow - Musical Paintings (2009).
Malcom Mc Laren vdiq nga sëmundja e kancerit. Ai do të varroset në varrezat Highgate, në Londër.