E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historia/ deshmitari kundër Berishës shoqërohet në polici

TIRANE- Nëse me ndodh diçka e kam nga Sali Berisha dhe unë po i them publikisht se "nuk të kam frikë Sali Berisha". Ky është mesazhi që ka përcjellë publikisht ish i dënuari politik Skënder Tufa, njeriu që intervistoi për herë të parë në vitin 2002, Hysen Shoshorin. Emisioni investigativ "Xhungël", i gazetarit Artan Hoxha, i transmetuar dje në mbrëmje në NEWS 24, solli dëshmi të reja në lidhje me dosjen e titulluar "Dëshmitari".

Këtë radhë në qëndër të emisionit ishte dëshmia e bashkëvuajtësit të burgut të Hysen Shoshorit, Skënder Tufës, njeriut që pasi publikoi për herë të parë intervistën iu nënshtruar një presioni dhe kërcënimi deri me eleminim fizik. "Do të të fusim në një grop ku nuk do të gjejnë dot as ata që të groposën", ka qenë kërcënimi që i është bërë Tufës në prani të një miku të tij pranë lokalit ku punon. Në rrëfimin e tij Tufa midis të tjerash tregon se çfarë pasojash pati, pasi u vizitua në burgun e Shën Kollit, nga një drejtues i lartë i Policisë së Shtetit. (Intervisten e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)

HYSNI SHOSHORI
Ish i dënuari politik Hysen Shoshori, i shpëtoi ekzekutimit me vdekje vetem 47 ditë pasi ishte dënuar me pushkatim nga Gjykata e Rrethit Tiranë. U deshën 19 firmat e anëtarëve të Plenumit të Gjykatës së Lartë që dënimin me vdekje e konvertuan në vetëm 25 vjet burg. Hysen Shoshori ishte vetëm 41 vjeç dhe kishte mundur të shpërndante 41100 trakte kundër diktaturës komuniste.

(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›