KiE takime në KQZ: Ofrojmë ndihmën tonë duam standarte më 8 Maj
TIRANE-Një përfaqësi e Kongresit të Autoriteteve Lokale e Rajonale nga Këshillit i Evropës vizitoi sot Tiranën përpara mbajtjes së zgjedhjeve të 8 majit.
I ashtuquajturi delegacion parazgjedhor përbëhet nga 3 vetë: francezi Michel Guegan, Mamuka Abuladze nga Gjeorgji dhe kryesohet nga kryetarja Hana Richtermocova, e cila vjen nga Republika Çeke.
Delegacioni u takua sot me përfaqësues të Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve më të cilët ka diskutuar situatën në prag të zgjedhjeve vendore dhe punën e këtij institucioni.
Richtermocova bëri të ditur për mediat se delegacioni në këtë takim ofroi ndihmën e tij për Shqipërinë me qëllim realizimin e një procesi zgjedhor me standartet e kërkuara.
E pyetur për incidentet më të fundit në prag zgjedhjesh, Richtermocova nuk pranoi të bëjë komente, por theksoi se jane duke ndjekur me vëmendje situatën zgjedhore në Shqipëri.
Delegacioni do të takohet edhe me ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, zëvendësministrin e Brendshëm, Ferdinand Poni dhe nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës, Albana Dhimitri. Lajmërohet se kjo përfaqësi do të bisedojë dhe me përfaqësues të ndryshëm të partive politike, organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe medias. Ky grup prej tre personash do të njihet më nga afër me problematikën zgjedhore në Shqipëri.
Gjithashtu, ky delegacion mund të vendosë dhe se sa vëzhgues do të sjellin për të monitoruar zgjedhjet në Shqipëri. Nga datat 4 deri në 10 maj, ky organ i Këshillit të Evropës do të sjellë në Shqipëri një delegacion të dytë për të vëzhguar zhvillimin e zgjedhjeve lokale. Në përbërje të këtij delegacioni do të jenë edhe përfaqësues të Komitetit Evropian për Rajonet.
(d.b/BalkanWeb)