Historia e Letres se Zeze ne naften shqiptare dhe Ing. Kadri Rama
Ing.Ahmet Collaku
Ne fillim ishin gjashte specialise te cilet dolen ne nje mendje dhe ate e hodhen ne nje leter te zakonsheme, leter te bardhe te cilen me vone dikush e pakezoi Letra e Zeze. Pak me vone kater nga ata u terhoqen, keshtu pra, ngelen vetem dy autore, veten Kadri Rama dhe i urti deri ne dhembje Elmas Nika. Keta nuk u terhoqen. Vlonjate! Gjeologu Kadri Rama, i qete dhe i bindur tha haptazi, kjo pune na eshte besuar ne dhe ne e dime si behet dhe mbajme pergjegjesi per kete. Kjo eshte Mesha e tij. Keto fjale e bene ate armik dhe letren e bardhe e bene leter te zeze. Kadriun e flakin ne Minieren e Batres kurse Elmazin ne Puke. Vite te tera pa liri, pa diell, pa femije, pa sy, pa goje, vetem zemera qe rrihte dhe shpresonte. Kudo hetusia mbinte si bar i keq. Ne galeri, ne banjo, ne cdo dy vete njeri do te ishte spiun.
Ne Spac gjashte vite punetor ne nentoke me tre turne dhe pese vite e pese muaj punetor nentoke me tre turne ne Qafe Bari. Norma eshte e detyruar: pese vagona nga tre ton mbushje dhe nxjerrje… Ai shtyu qindra vagona deng me mineral, po nuk e shkeputi kurre mendjen nga struktura e Osmanzezes… Bindja per ekzistencen e strukture se Osmanzezes, qendroi me te bashke me deshira per te pare femijte e tij qe rriteshin. Ai projektoi edhe ne burg…
Ky gjeolog ka pasur dhe ka aftesi te lexoje dhe te ndertoje nentoken, domethene te lidhe siperfaqen me nentoken plote me prishje tektonike, shtresa here te permbysura, here te rregullta, me kendete renie te ndryshueshem, ku mpleksen mistershem shtresat flishore me ato gelqerore, mollasike, konglomeratike. Te gjitha jane ne levizje, si mendja e gjeologeve, konkretisht e gjeolog Kadri Rames. Dhe gjithcka behet per naften, per te cilen personaliteti Xhorxh Klemansoi thote, ketej e tutje per kombet dhe popujte, nje pike nafte, ka vleren e nje pike gjaku.
Specialisti naftes, Dr. Shkencave gjeologjike, Pertaq Xhacka e jetoi dicka sekuencen Kadri Rama, prandaj e ngacmon nje shtyse te shkruaj ne librin e tij Kalvari i nje intelektuali ne paragrafin Letra e Zeze, faqe 179, keto fjale. Pak muaj me vone ne vitin 1976, gjeologu Kadri Rama, nje specialiste i ri po me perspektive ne rrugen shkencore, kembnguli ne mendimet e tij qe ishin po ne keto ujra. U arrestua menjehere nen akuza politike te te gjithe llojeve dhe ndenji ne burg per shume vite… I ndjeri, drejtues per shume vite ne nafte, me teper duhej te kishte shkruar per gjeologun vlonjat i cili u ngurtesua ne bindjet e tija deri ne sakrifice. Kush vuajti me shume?
3
Emeri gjeologut Kadri Rama kaperceu muret e inkuzicionit te naftes pas vitin 1976 te shekullit qe shkoi. Ajo kohe u mbars dhe lindi trima, ca i shoi dhe perjetesoi plumbi, kurse ca te tjere u persekutuan neper miniera dhe ferma. Vlonjati Kadri Rama, vetem me disa reshta hedhur ne nje leter te bardhe, shpoi nje sistem te tere. Ky trim nuk u terhoqe, u terhoqen ca legene. Familja e Kadri Rames ne Radhime te Vlores, nje here e nje kohe, nuk kishte pranuar te futej ne kooperative. Pra, ky diell ishte ngritur me kohe ne horizont.
4
Takohemi pas dyzete vitesh. Ulemi ne nje kafene te vogel, dikua ty ne Tiranen e Re. Eshte vjesht e pare. Na tremb kjo pseudodemokraci shqiptare me shume se rrudhat tona. Une, tashme me pak floke, kurse ai i zbardhur. Dhurata te kohes dhe te demokracise shqiptare.
Perballae meje kam nje vullkan. I shikoj muskujte e fytyres, po sidomos vetullat qe shkruaje dhe flasin kunder atij poshterim cnjezor, dhembje, urrejtje, te gjitha ato u mbollen nga njerzit e tij sistemi, ata tani fshihen dhe
