E Diel, 1 Nëntor 2026

“Historia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës” vjen edhe në shqip

Libri “Historia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, i përkthyer në shqip nga Ukë Zenel Buçpapaj dhe Adela Buçpapaj u promovua dje në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, me rastin e 235 vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së. Librin ‘Historia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës’, është përpjekja e këtij kombi për të ndërtuar një shtet të konsoliduar dhe demokratik, një shoqëri të lirë dhe moderne. Libri prezanton për lexuesit historinë e një shteti, si një rast shembull për vlerat civilizuese dhe jep mesazhin se janë parimet kushtetuese ato që e bëjnë një vend të qëndrueshëm. Në 450 faqe, përshkruhet Amerika e hershme, periudha koloniale, rruga drejt pavarësisë, formimi i qeverisë kombëtare, si dhe lulëzimi i SHBA-ve dhe depresionin e madh që e pasoi, deri te ngjarjet e shekullit XXI. Libri është botuar për herë të parë nga Departamenti i Shtetit, në vitet 1949-1950, ndërkohë që në Shqipëri ai ka qarkulluar në gjuhën angleze nga studentët e anglishtes të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, në Tiranë. “Historia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës” i drejtohet si studentëve, por edhe gazetarëve, publicistëve, studiuesve, politikanëve të interesuar për historinë e një vendi që udhëheq lirinë dhe demokracinë në botë.

Në promovimin e librit, e pranishme ishte edhe përfaqësuesja e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane, Elizabeth Lewise, e cila përshëndeti botimin e këtij libri në emër të Ambasadorit Amerikan në Shqipëri, Alexander Arvizu. “Historia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës” vjen si një ribotim i Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›