E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehen arkeologët në Adrianopolin antik

Gjirokastrës, arkeologët shqiptarë dhe italianë kanë rinisur sërish punën kërkimore dhe studimore. Ky është viti i gjashtë radhazi, që siti i Adrianopolit është në qendër të punës së misionit shqiptaro-italian. Aktualisht kërkimet e arkeologëve janë përqendruar në skenën e teatrit të gurtë, tempullit, nekropolit, si dhe në rrënojat antike të zbuluara gjatë viteve të kaluara. Këtë verë kërkimet e arkeologëve do të vijojnë për katër javë rresht. Sipas bashkëdrejtuesit të ekspeditës arkeologjike, profesorit italian, Roberto Perna, pritshmëritë e misionit të kësaj vere në Adrianopolin antik pritet të jenë zbulime cilësore. “Do të bëjmë kontrolle në zonat ku kemi gërmuar gjatë viteve të kaluara, veçanërisht në skenën e teatrit, për të kompletuar studimin e kësaj pjese. Më pas do të verifikojmë disa të dhëna statigrafike në zonën e tempullit që e zbuluam vitin e kaluar si dhe në zonën e termave ku shpresojmë të identifikojmë pjesën e jashtme. Presim të zgjidhim disa probleme thelbësore me natyrë historike. Mes të tjerash do të tentojmë të zbulojmë kur është ndërtuar ky tempull, që duket më antik se pjesët e tjera të qytetit, nëse para teatrit ka qenë një shesh, etj. Po edhe pse kjo ekspeditë është e lidhur ngushtë me interesa arkeologjike do të kryejmë edhe restaurimin e strukturave të identifikuara”, thotë Perna.

Bledar Shehu

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›