Mazhoranca sulmon sërish prokuroren Rama
TIRANE- Pas Avokatit të ish-ministrit të Punëve publike Lulzim Basha, edhe Partia Demokratike, sulmon prokurorinë e përgjithshme se po bën një hetim të inspiruar nga arsye politike. Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Ferdinant Xhaferri aludoi se prokurorja e përgjithshme Ina Rama po i shërben Partisë Socialsite dhe jo sistemit të drjetësisë.
Por në një reagim të menjëhershëm, deputeti socialist, Taulant Balla i bëri thirrje maxhorancës të mbështesin prokrurorinë dhe jo abuzuesit brenda qeverisë.
Vetëm pak orë pasi u thirr për tu njohur me akuzën, avokati mbrojtës i Lulëzim Bashës hodhi akuza për hetim politik duke kundërshtuar edhe fletë thirrjen si të parregullt. Hetimi për rrugën Durrës Kukës shënon përplasjen e dytë maxhorancë prokurori pas asaj për çështjen e biznesmenit serbo –boshnjak, Damir Fazllic.
(O.Zh/ BalkanWeb)