Biznesmeni, peng për 1 mln USD, dënohet anëtari i “Hakmarrjes”
Spahiu u deklarua i fajshem per akuzen e “rrembimit te personit ne bashkepunim”, ne dem te nje biznesmeni, ngjarje e shenuar ne vitin 2002. Sipas gjykates, kete vit ne bashkepunim me Gentian Çaken, i pandehuri Spahiu ka rrembyer biznesmenin Halit Nazifi. Per leshimin e pengut, asokohe familjes se tij iu kerkuan 1 milion dollare. Me vendimin e djeshem, togat e zeza te Krimeve te Renda i dhane fund shqyrtimit gjyqesor prej 88 seancash gjyqesore ndaj Spahiut, gjykim i nisur ne prill te vitit 2007. Verdikti gjyqesor per Kreshnik Spahiun eshte dhene ne mungese, pasi aktualisht ai gezon
statusin e azilantit politik ne Zvicer. Po sipas gjykates, rrembimi per te cilin akuzohej Spahiu nuk ishte kryer ne kuadrin e organizates kriminale. Ngjarja per te cilen u denua dje Spahiu ka ndodhur ne 29 qershor te vitit 2002. Pak pas mesdites, biznesmeni i rrobave, Halit Nazifi, ka qene duke udhetuar me automjetin e tij drejt baneses ne lagjen “Allias” te kryeqytetit. Ende pa mberritur ne shtepi, ai eshte ndaluar nga disa persona te panjohur, te cilet e kane marre peng ate se bashku me automjetin. Ne vijim, autoret i kane kerkuar familjes se tij pagimin e nje shume prej 1 milion dollaresh amerikane. Ne te kundert, pengmarresit kercenonin se do ta vrisnin biznesmenin. Dy dite pas rrembimit, ne nje aksion policor per lirimin e pengut, efektivet e policise kane shkembyer zjarr me pengmarresit. Nga shkembimi i zjarrit ka mbetur i plagosur Gentian Çaka. Lirimi i pengut eshte bere i mundur vetem ne daten 2 korrik 2002. Sipas Prokurorise per Krimet e Renda, vepra penale per te cilen u denua Kreshnik Spahiu, eshte kryer ne bashkepunim me Gentian Çaken, nje nga “anetaret” e tjere te “Hakmarrjes per Drejtesi”. Ne 15 dhjetor te vitit 2007, nje peseshe gjykuese e Krimeve te Renda ka denuar Gentian Çaken, ne nje gjykim te veçuar nga ai i Spahiut, me 12 vjet heqje lirie. ar.ba
Armand Bajrami