Historia e heqjes së imunitetit nga viti 2005
Heqja e imunitetit të deputetëve për çdo rast të hetimit për korrupsion apo për shpërdorim detyre, ishte një prej premtimeve të përdorura gjerësisht nga ish-lideri i opozitës, Sali Berisha, në fushatën elektorale për zgjedhjet e 3 korrikut.
Pas marrjes së pushtetit, demokratët konkretizuan këtë premtim, duke çuar në Parlament një draft ligjor, në të cilin sanksionohej pikërisht heqja e imunitetit në rastet e shpërdorimit të detyrës dhe akuzave për korrupsion. Por që në ditët e para ky ligj u përball me qëndrimin kundër të opozitës, sipas së cilës, Kryeministri Berisha e ka hartuar ligjin për t'u hakmarrë politikisht ndaj ish-ministrave socialistë, të cilët i kishte akuzuar gjatë kohës që kishte qenë në opozitë. Qëndrimi kundërshtues i opozitës bëri që Kryetarja e Kuvendit të dërgonte draftin për mendim në Komisionin e Venecias, i cili pasi e shqyrtoi, u shpreh dakord parimisht dhe vendosi kushtin që drafti duhet të marrë patjetër 84 votat në Kuvend për t'u miratuar. Gjithsesi për rreth 12 muaj ky draft nuk u fut në kalendar, për të ardhur pikërisht në këtë moment, ku duket se kjo nismë do të kalohet me shumicë absolute votash.