Ndoka miraton në kryesi zv.ministrat e rinj
Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka marrë OK e kryesisë së kësaj partie për t'i çuar Kryeministrit Berisha emrat e Aida Joanidhit për zv.ministre të Integrimit dhe Vladimir Bejën për zv.ministër të Jashtëm.
Burime pranë kryesisë së PDK-së, bënë të ditur se gjatë diskutimeve të ditës së djeshme, të cilat kanë zgjatur rreth 45 minuta, ka pasur vetëm një votë kundër dhe dy abstenime, ndërkohë anëtarët e tjerë kanë votuar pro. Pas mbledhjes së këtij forumi, gjatë kësaj jave, pritet që kreu i PDK-së, Ndoka, të ketë një takim me Kryeministrin Berisha, ku do t'i paraqesë emrat e rinj. Këto zëvendësime erdhën pas vendimit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokristiane, për të përjashtuar dy zv.ministrat Zef Bushati dhe Anton Gurakuqi. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme ka reaguar kryetari i pjesës tjetër të PDK-së, Anton Gurakuqi. Përmes një komunikate për shtyp, ai i ka drejtuar plot 17 pyetje Ndokës, ndër të cilat edhe dhënia e informacionit nga ministri për dëftesën e shkollës së mesme, apo edhe akuzat që i bëhen atij si bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit me pseudonimin "kronometri". Për këto, por edhe për pyetjet e tjera, Gurakuqi bëri të ditur dje se Këshilli Kombëtar i PDK-së, i cili do të mblidhet këtë të shtunë, do votojë për shkarkimin e Ndokës. Njëkohësisht Këshilli do t'i propozojë Kryeministrit Berisha tre kandidatura alternative për postin e ministrit të Shëndetësisë.