E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi dekreton tre anëtarë të Gjykatës së Lartë

Presidenti Bamir Topi ka hedhur dje firmën për emrat e tre anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë, pas më shumë se dy vjet që kjo gjykatë ishte me 15 anëtarë.

Kështu kreu i qeverisë ka firmosur dje për Kristaq Trajën, Zamir Podën dhe Artan Zenelin, të cilët do të jenë edhe anëtarët më të rinj të kësaj gjykate. "Në mbështetje të nenit 136, pika 1, të Kushtetutës, dekretoj:  Kristaq Traja, emërohet anëtar i Gjykatës së Lartë. Në mbështetje të nenit 136, pika 1, të Kushtetutës, dekretoj: Artan Zeneli, emërohet anëtar i Gjykatës së Lartë. Në mbështetje të nenit 136, pika 1, të Kushtetutës, dekretoj: Zamir Poda, emërohet anëtar i Gjykatës së Lartë", thuhet në tre dekretet e bëra dje publik nga zyra e shtypit e kreut të shtetit. Tre dekretet e Presidentit pritet të votohen në parlament dhe më pas ato hyjnë në fuqi. Ndërkohë, burime pranë gjykatës së lartë bëjnë të ditur për gazetën se në fund të këtij muaji i mbaron mandati edhe katër anëtarëve të tjerë, mes të cilëve edhe kryetarit të gjykatës së lartë. Kështu emrat e tjerë që do të zëvendësohen janë Thimio Kondi, Artan Hoxha, Nikoleta Kita dhe Agron Lamaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›