Legalizimet, Berisha: Analizë vërejtjeve të Topit
Kryeministri Berisha tha dje në mbledhjen e grupit të PD-së, se gjatë rishqyrtimit në Parlament të ligjit të legalizimeve, do të merren parasysh vërejtjet e Presidentit Topi dhe sugjerimet e Partisë Republikane.
"Është e domosdoshme që ky dekret të studiohet dhe duhet të punohet si për pasqyrimin e vërejtjeve të Presidentit në ligj si dhe objeksioneve të Partisë Republikane, e cila ka qenë iniciatore e kërkesës për mosdekretimin e ligjit", u shpreh Kryeministri Berisha. Ndaj, vijoi më tej Kryeministri, dekreti do të rishqyrtohet në dritën e sugjerimeve të Presidentit dhe në dritën e objeksioneve të bëra nga Partia Republikane dhe, pasi të arrihet në një sintonizim, do të kalohet në Parlament. Në të njëjtën kohë kreu i qeverisë autorizoi ministrin Olldashi, kreun e ALUIZNI-t, Memia si dhe një anëtar të Komisionit të Ligjeve për të negociuar me republikanët. "Unë mendoj që z. Olldashi bashkë me z. Memia si drejtor i ALUIZNI-t dhe një anëtar të Komisionit të Ligjeve, do të ulen me Partinë Republikane t`i shqyrtojnë pretendimet e tyre, për të cilat ata e kanë kundërshtuar dhe vërejtjet që ka bërë Presidenti të marrin përgjigjen dhe të reflektohen në variantin para se të vijë në Parlament", tha Kryeministri Berisha. Pak ditë më parë, Presidenti Topi ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin për legalizimet, duke theksuar në dekretin e tij, se ligji bie ndesh me interesat e ish-pronarëve si dhe i jepen kompetenca ALUIZNI-t në dëm të pushtetit vendor.