Historia e kryeministrit çek Mazarik dhe aspiratat e popujve të Evropës Qendrore e Juglindore për pavarësi
Kontributi i shqiptarëve në shpalljen e pavarësisë së Çekosllovakisë
Sa here te bie te lexosh dicka per nje vend, per nje popull a edhe per nje histori, menjehere te vjen ne mend analiza e shpejtë se çfare ke te perbashket ose te veçante me ta. Ne rininë time, ÇekoslIovakine shkurt e quanim Çeki, pasi nuk e dija se pa e kuptuar ne i ndanim çeket mga slIovaket, meqë ishin kombe te veçante, por qe historikisht kishin qene te perfshire ne Perandorine Austro-Hungareze, deri ne 1918. Mbaj mend se këpucët çeke preferoheshin shume per cilesine e tyre shume te mire, se llambat elektrike “tungsram” e makinat “tatra” ishin nga me te fortat qe qarkullonin ne Shqipëri, se ne plazhin e Durrësit rreth viteve ‘60 kishin ardhur shume turiste çekosllovake dhe se Çekia bënte pjese ne kampin socialist dhe se kishte nje industri te rënde te zhvilluar. Interesante bëhet diskutimi kur mblidheshin disa studente shqiptare qe kishin studiuar jashte ne bashkimin sovjetik, sot Rusi, ne Bullgari, Poloni, Hungari etj. E ata qe kishin studiuar ne Pragë thoshin me mburrje se ne kemi studiuar në universitetin me te vjetër te Evropes. Por ajo qe tronditi gjithë botën qene ngjarjet kur tanket e ushtrise ruse hynë barbarisht në Pragë, ne pranvere të 1968-s.
Tani, me rastin e vizites se presidentit çek Vaclav Klaus, nje ngjarje e rëndësishme e popujve çekë e slIovakë, si dhe e nje sërë popujsh te Evropes Qendrore qe ka ndodhur ketu edhe 90 vjet me pare do kujtuar... Dhe se pari, kontributi i shqiptareve ne shpalIjen e pavarësisë së ÇekoslIovakisë.
Luftrat balIkanike te viteve 1912-1914 bene qe trojet e kombit, me popullsi shqiptare te Kosoves dhe te Çamerise te ngeleshin jashte trungut të shtetit shqiptar. Gjenocidi i pakryer nga cetnikët serbë dogjen, vrane e shkretuan fshatra te tera, deri sa arriten ne qytetin e Manastirit, ku edhe e masakruan popullsinë vendase, kryesisht me kombësi shqiptare, por edhe turke. Nga ky gjenocid, shteti serb doli me i forte dhe i kishte zmadhuar shume kufijtë e tij. Ndersa ne jug te Shqipërisë ne krahinen e Çamërisë gjate luftes balIkanike grekët kryen te njëjtin gjenocid ndaj shqiptareve, aq sa sipas kronikave te kohes rreth 2 mije shqipetare e lane vendin e tyre dhe u vendosën ne Shqiperine e Mesme, prej të cilëve shumë vdiqën ne ullishtat e Vlores nga uria dhe plaget e rënda.
Mbas Luftërave Ballkanike, vihej ne rrezik edhe ekzistenca e shtetit shqipetar nga traktati i fshehtë i Londres i 26 prillit 1915. Kjo gje e cila vinte ne rrezik ekzistencen e shtetit shqiptar. Per këtë arsye forcat me përparimtare te te gjitha vendeve e kombeve qe u perfshine nga kjo lufte, si cekët, sllovaket, ukrainasit, shqiptaret, lituanet, rumunët, polakët dhe perfaqesuesit e tyre u mblodhen ne 26 tetor 1918 ne Filadelfia te SHBA per te kerkuar te drejtat e tyre qe u ishin mohuar per te krijuar shtetet e tyre. I tille ishte patrioti i shquar Kristo Dako dhe Dr.Prof Mazarik.
Profesor Mazarik lindi ne qytetin e Hodonit me një popullsi kryesisht katolike dhe me nje pakice protestane, e cila ndodhej ne pjesen austriake te perandorise Austro-Hungareze, ne nje territor qe aktualisht i perket Republikes Çeke. I ati i tij Jozefi ishte me origjinë sllovake nga pjesa hungareze e perandorise (sot Sllovakia), ndersa nëna, Tereza, ishte nga krahina e Moravise (sot Çekia). Kjo prejardhje e perzier nuk e pengoi aspak Mazarikun qe vazhdimisht te perpiqej per indipendencen e popullit çek e sllovak, si dy etni qe s’kishin te perbashket as gjuhen e as racën me popujt sundues të Perandorise Austro-Hungareze. Rreth viteve 1872-1876 Mazariku studioi per filozofi ne Vjenë dhe ne 1882 u emërua profesor i filozofise ne zonen çeke te universitetit te Prages. Gjate luftes se pare boterore per shkak te aktivitetit te tij lidhur me pavaresine e popullit çek, ai u detyrua per shkak te persekutimeve qe u bente Perandoria Austro-Hungareze u detyrua te emigroje ne Gjeneve, Itali, e me pas ne Angli, ku punoi si profesor ne “King’s Colege”. Nje nga leksionet e tij me te preferuar ishte “Çeshtje e popujve te vegjel”. Me 1918 u vendos ne SH.B.A, ku u njoh edhe me Kristo Dakon dhe me mikun e Kristo Dakos dhe te shqiptareve, hebreun amerikan Carls Crein, filantropin, pasanikun e mikun e hershëm të shqiptarëve qysh në 1911. Kristo Dako qysh mbas luftërave ballkanike ishte larguar nga Korça familjarisht, i ndjekur nga andardët grekë. Ai u vendos në Boston dhe menjeherë iu vu punës per organizimin e lobit shqiptar te SHBA rreth kërkesave per nje Shqiperi etnike ku te perfshihej krahina e Kosoves dhe e Çamërise. Kjo ishte nje nga pikat kryesore te Partise politike kombëtare; kryetare e se ciles qe zgjedhur Sevasti Qirjazi (Dako), ku edhe sekretari i partise ishte Mesut Çami (nga krahine e Çamërisë). Pra ne Amerike ndodhen dy perfaqësues e popujve qe kishin te njejtat probleme; Mazariku qe deshironte shkeputjen e kombit te tij, nga Perandoria Austro-Hungareze, ndersa Dako, qe te bashkonte kosovaret dhe çamet me shtetin amë, Shqipërinë.
Ne maj te 1911 ne Manastir, i rekomanduar nga nje profesor i Dakos, shkon ne shtepine e Qiriazëve, te cilin e kishin rekomanduar te takonte Kristo Dakon kur ai (Kristo) studionte ne universitetin e Oberlinit ne Ohajo ne Fakultetin e Teologjise gjate viteve 1906-1912, pasi kishte përfunduar me parë dhe unversitetin e Bukureshtit per matematike. Ndersa rekomandimi tjeter, qe Crein te takonte Kristo Dakon i perkiste Rektores se Universitetit te Vajzave ne StambolI, Mery Mees Patric (pinjolle e familjeve Kenedi, Z.SH), te cilen e kishin pasur nxenese qysh ne 1891 Sevasti dhe Parashqevi Qirjazi. Udhetimi neper Shqiperi i Krenit me K.Dakon zgjati nje muaj dhe Krejn pa me syte e tij bukurine, fisnikerine e ketij vendi qe vuante nën zgjedhen e perandorise turke, aq sa jane te famshme theniet e tij qe i dergon gruas se tij ne Amerike me ane te nje telegrami per Shqiperine ku thuhet beautiful country dhe populI fin. Ndihmat ne te holla qe dha Krein ishin jashtezakonisht te medha. Gjate udhetimit ne Shqiperi, Dako i kishte treguar historine e popullit te vet. Qysh nga maji i 1911 e derisa vdiq ne 1939 iu kushtua Shqiperise dhe Shqiptareve.
Me pas mbeshtetja e Kreint ndaj shqiptareve vazhdoi edhe ne fushat diplomatike, politike, financiare e te arsimit, kryesisht me ndihma per shqiptaret e Amerikes. Le te kujtojme se Krein ishte nje nga ato pesonalitete te amerikes, qe kish mbeshtetur financiarisht fushaten e zgjedhjeve te dyta presidenciale te Ëillsonit. Ai u be nje njeri i familjes se Dako-Qiriazëve. Eshte aq e vërtetë kjo saqe ne shtepine e tij verore ku pushonte edhe presidenti ËilIson, aty mund te pushonte edhe familja Dako-Qiriazi. Ai disa here i kish ftuar edhe per te qendruar ne shtepine e tij ne Çikago. Ne konferencen e Paqes ne Paris (18 janar 19180) qe Krein ai qe i hapi per shqiptaret dyert e delegacionit amerikan. Ai përgatiti me shpenzimet e tij udhetimin e delegacionit te partise politike kombetare, e kryesuar nga P.Qirjazi dhe M.Grameno ne Paris. N.q.s, Kreinin çekosllovakët e quajne "Nunin e Pavarësisë se tyre”, Parashqevia ne letrat qe u dergonte shqiptareve e quan Baba. Krein njihte shume mire historine e popujve sllavë; Rusinë, Kinën, Arabine, Kinen, ai kish mik Pavllova, Stravinski etj. Pra, ishte Kreini mik i perbashket i Mazarikut dhe i Dakos, por edhe i dy popujve qe kishin probleme se çfare do te behej ne Konferencen e Paqes.
Me 8 janar 1918 presidenti Ëillson ne mesazhin qe i drejtoi kongresit amerikan parashtroi 14 pika, te cilat flisnin per nje organizim te Evropes e te botes pas luftes. Ky fjalim mbushi me shpresa mjaft intelektualë përparimtarë e demokratë për një zgjidhje te drejtë te problemeve qe kishin dalë ne Evropen kontinentale. Ky ishte lajtmotivi i cili i çoi personalitetet amerikane dhe përfaqësues te popujve te Evropes te formojne nje organizate e cila filloi si nje organizate e vendeve te robëruara ose gjysmë të robëruara ne Perandorine Austro-Hungareze, por qe me pas perfshiu gjithë popujt e viset qe ishin perfshire nga ko lufte dhe qe me pas u quajt organizata e Bashkimit te Europes Qendrore. Kjo organizate filloi ne 2 tetor 1918 ne sallen e pavarsise ne Filadelfia, pikerisht aty ku me 4 korik 1776 u shpall pavarsia e Amerikës.
Dr.Prof.Mazarik kryesoi mbledhjen dhe prej ketij momenti ai u quajt kryetari i qeverise çeke ne emigracion. Mbledhja përpiloi 6 pika e cila u nënshkrua nga 11 përfaqesues perkatesisht polakët M.Helinski; per jugosllavet Hinka Hinkovic; per ukrainasit Nikolla Ceglinski; per çamet dhe kosovaret Kristo Dako; per rumunet kapedan Vasile Stojka; charles tomazalli per italianet; Attamar Ben-Avi per sionistet e Palestines. Gjithashtu ne kete mbledhje ishte pergatitur nje fjalim i cili u pranua me disa ndryshime. Pas kesaj nje kopje e deklarates ju dergua presidentit Ëillson dhe aleatëve. Nder te tjera ne kete deklarate thuhej: ...se çdo komb ose pjese e tij me ndergjegje te plotë dhe te lire ka te drejte te ndaje fatin e vet. Ndersa ne piken 4 thuhet: Pakicave kombetare do t’u jepet ne të gjitha shtetet tona liri e plote dhe te drejta te barabarta. Pika 5: Unioni proteston kunder çdo perpjekjeje per te tejmigruar me pahir kombet ose pjese te kombeve. Deklarata perfundon se eshte e domosdoshme per te ndertuar nje Europe mbi themele demokratike. ....Demokracia nuk mund te jape leje, meqe fati i kombeve te vendoset pa lejen e tyre respektive. Lidhur me epirotet Dako sqaron se epirotet nuk perbejne nje komb te vecante, .... se aty jane ndenjes te Çamerise dhe pergjithesesht te Shqiperise se Jugut, flasin shqip dhe jane shqiptare nga gjuha, ndjenjat dhe zakonet. Pra, se kombi epirot nuk ekziston, eshte veçse emër i rrembyer nga historia e lashte e Shqipërisë, i cili u perdor dhe perdoret sot prej qeverise greke ne menyre dinake. Me protestimin e delegatit te partise, bashkohet edhe kryetari (Mazariku Z.SH), duke thene se kundershtimi i zotit Dako eshte legal. Organizata u shtri edhe ne qytete te tjera si ne Neë Ëork. Ne sallen e kongresit ne Neë Ëork u mbajt nje miting ku ishin mbledhur me mijëra njerez dhe ku u lexua mesazhi i Presidentit te SHBA, nga kryetari i mbledhjes zoti Nicholas Murray Butler.
Perfaqesuesi shqiptar Kristo Dako ishte folesi i pare i tubimit. Te gjithë te pranishmit u ngriten ne kembe dhe duartrokisnin pa pushim. Aty buçiti kambana per clirimin e trojeve shqiptare. Zoti Dako e mori fjalen perseri - sic thote gazeta Albania - dhe me perseri salla buciti nga duartrokitjet. Entuziazmi ishte aq i madh sa Dr.Prof.Myler Mazarik dhe Butler pergezuan perfaqesuesin tone per fjalimin kaq me zell qe dha. Endrrat e perbashketa te Mazarikut dhe Dakos u realizuan nepermjet Organizates se Bashkimit te Evropes Qendrore. Per shkeputjen e Çekosllovakisë nga Austro-Hungaria, u ruajten te pakten kufijtë e 1913... Por, tani, pas 90 vjetësh, endrra e Mazarikut dhe e Dakos u realizua, kur Kosova, me ndihmen e SHBA-së fitoi pavarësine e vet. Por endrra e Mazarikut per Çamerine akoma nuk ka gjetur zgjidhje.
Por keta udheheqes, qe gjate jetes se tyre bene gjithçke per kombet e tyre, por edhe për kombet e tjera, u “shperblyen” ne menyre me makabre nga regjimet komuniste te vendeve te tyre. Djali i Tomas Mazarik Carigu, babait te pavarsise se Çekosllovakise, djali i tij Jan Mazarik (minister i jashtem i Çekosllovakise) me 10 mars 1948 u gjet i vdekur ne kopshtin e ministrisë se jashtme nen dritaren e banjes së tij. Te njejtin fat pati djali i patrioteve te shquar Kristo Dako dhe Sevasti Qirjaz Dako, kiturgu i talentuar Gjergj Dako. Ai u gjend i vdekur ne qelite e burgut komunist te Tiranes ku akoma edhe sot nuk i jane gjetur eshtrat.