E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historia e letrës, përplasje PS-LSI

Opozita duke u shprehur se ministri i Jashtëm Meta, ka firmosur letrën kundër ambasadorit, deklaroi se Meta dhe Berisha gatuan një komplot e puç diplomatik qesharak, me synim për të hequr qafe ambasadorin e një vendi mik që për Sali Berishën dhe Ilir Metën përbënte vetëm pengesën e radhës.

“Partia Socialiste i kërkon Sali Berishës dhe Ilir Metës të bëjnë menjëherë tranpsarente dhe publike letrën që i kanë dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit. Shqiptarët kanë të drejtë të dinë çfarë është shkruar në fletërrufenë që kanë dërguar në emër të popullit këta dy përfaqësues të interesave të errta private e jo të shqiptarëve”, u shpreh deputeti Sajmir Tahiri.

Por, Lëvizjen Socialiste për Integrim, një letër e tillë nuk ekziston dhe të gjithë këtë histori e ka keqpërdorur kreu socialist Edi Rama.

“Natyrisht që komentet, keqpërdorja me tendenca të spikatura skizofrenie të bëra në mënyrë të qëllimshme nga kryetari i PS-së nuk cenojnë thelbin e shkëlqyer të marrëdhënieve midis z. Meta dhe z. Withers, nga njëra anë, dhe midis qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së SHBA-ve nga ana tjetër, përveçse pasqyrojnë faktin se të tilla praktika të sjellin në kujtesë historitë e Kim Filbin, historitë e 60 viteve më parë, të cilat mesa duket janë preferenciale për kryetarin e Partisë Socialiste”, tha sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›