LSI: PS politikë fyerjesh dhe përbaltjesh
Sipas sekretarit me Publikun në LSI, Ardit çela, kjo situatë vjen nga mungesa e alternativës së lidershipit të kësaj partie, por edhe të mungesës së respektit për qytetarët.
“Keqpërdorja që kreu i PS-së, po u bën zërave të tij të komanduar, grafikisht, në mes të vapës së gushtit, për të hedhur baltë e për të shpifur, është jo vetëm tregues i qartë i kësaj krize, është jo vetëm dëshmi e mungesës së alternativës së lidershipit të kësaj partie, por është në të njëjtën kohë edhe mungesë skandaloze e respektit për qytetarët e këtij vendi, si dhe për të gjithë ata që kanë vendosur të pushojnë në Shqipëri, të cilët nga mëngjesi deri në darkë, janë të detyruar të durojnë edhe ndotjen që prodhojnë shpifje të tilla të organizuara”, ka theksuar ai.
Më tej, çela u shpreh se PS-ja po përpiqet që të godasë ekonominë dhe veçanërisht sektorin më të rëndësishëm të saj që është turizmi.
Duke shpresuar në një reflektim sa më të shpejt të lidershipit të Partisë Socialiste, përfitojmë nga rasti për t’i përsëritur edhe njëherë ftesën për të hequr dorë nga politika të tilla, për të lënë inatet që nuk të çojnë asgjëkund nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, për të luajtur një rol konstruktiv, për të bërë një opozitë me alternativa dhe jo me shpifje e fyerje, në dobi të mirëqenies së të gjithë shqiptarëve”, u shpreh më tej ai.