Historia e marrëdhënieve Shqipëri-NATO

Marrëdhëniet NATO-Shqipëri datojnë që në 1992, kur Shqipëria u bashkua me Këshillin e Bashkëpunimit të Traktatit të Atlantikut të Veriut ( të quajtur më vonë Këshilli i Partneritetit Euroatlantik në 1997). Marrëdhëniet u zgjeruan kur Shqipëria luajti një rol të rëndësishëm në mbështetjen e përpjekjeve të aleatëve, për t'i dhënë fund tragjedisë humanitare në Kosovë dhe në sigurimin e paqes pas fushatës së bombardimeve ajrore. Bashkëpunimi dypalësh është zhvilluar në mënyrë progresive nën dritën e aspiratave të anëtarësimit dhe pjesëmarrjes së saj në Planin e Veprimit të Anëtarësimit që në prill 1999. NATO HQ Tirana, që u ngrit në 2002 për të kontribuar në komandën dhe kontrollin e KFOR-it, siguroi gjithashtu këshilla, asistencë dhe mbështetje ndaj qeverisë shqiptare në përpjekjet e saj për reforma në fushën e mbrojtjes. Në samitin për 60-vjetorin e krijimit të NATO-s, përveç Shqipërisë, anëtare me të drejta të plota e organizatës bëhet edhe Kroacia.