Braçe: Abuzimet nga administrata e qeverisë “Berisha”
02/04/2009 PS për raportin e KLSH-së
Partia Socialiste kërkoi reflektimin e qeverisë “Berisha” lidhur me raportin vjetor të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Një kërkesë e tillë u bë e ditur dje nga nënkryetari i grupit parlamentar socialist Erion Braçe, i cili komentoi këtë raport gjatë një konference për shtyp. “Qeveria, edhe pse duke e njohur këtë raport, hesht, ndërkohë që duhet të vepronte me seriozitet dhe të kërkonte menjëherë faljen e taksapaguesve për dëmin e shkaktuar ndaj parave të taksave të tyre”, - deklaroi Braçe lidhur me këtë çështje. Nënkryetari i ligjvënësve socialistë u ndal gjithashtu te shpenzimet për 50 km e segmentit Rrëshen–Kalimash. “Qeveria na gënjeu se vlera e tij e fundit për ndërtimin e 56 kilometrave rrugë do të qe 530 milionë euro. Qeveria na gënjeu po prapë jo më larg se 24 orë më parë, kur tha se vlera për ndërtimin e 56 km rrugë do të jetë 719 milionë euro”, - vlerësoi Braçe. Gjithashtu, duke u ndalur në një tjetër rrugë, deputeti socialist theksoi se “Ramiz Alia nuk është më aktiv, Sali Berisha do të jetë dhe ne, edhe ju gjithashtu, do të shohim se nga Miloti në Morinë nuk do të këtë rrugë të mbaruar në qershorin 2009. Atë rrugë do ta mbarojmë ne, veçse me një dallim të madh: pa e vjedhur.”