E Diel, 1 Nëntor 2026

“Një zë që nuk u shkëput nga kori i shpifjeve”

02/04/2009  Kodheli për Topallin

Partia Socialiste u është kundërpërgjigjur dje deklaratave të Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli gjatë takimeve në qytetin e Shkodrës. Kështu, gjatë fjalës saj kryeparlamentarja Topalli ka shigjetuar ashpër kreun e Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht kryetar i PS-së, Edi Rama lidhur me taksat vendore dhe infrastrukturën rrugore të kryeqytetit. Nisur nga ky qëndrim, selia rozë përmes zëdhënëses së kryesisë së PS-së Mimi Kodheli nuk ka vonuar të deklarojë kundërpërgjigjen e saj. “Zonja Topalli do të hyjë në historinë e Parlamentit jo si gruaja që tregoi se sa e bukur mund të jetë politika për shkak të grave, por si një zë që asnjëherë nuk diti të ndahet nga kori i shpifjeve e fyerjeve. Më vjen keq për gratë e keqpërfaqësuara prej saj, por dhe për Shkodrën e atyre paraardhësve mendjendritur e gjuhëmprehtë, të cilëve zonja Topalli nuk u ngjau dot”, - vlerësoi Kodheli gjatë fjalës së saj lidhur me këtë çështje. Sipas Topallit, në një kohë kur vendi është i rrethuar nga stuhia më e vështirë e një krize ekonomike globale dhe vendi ynë vazhdon të ketë rritje ekonomike, Bashkia e Tiranës është e vetmja bashki që rrit taksat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›