PD-ja nënshkruan marrëveshjen me PAA-në
02/04/2009 Koalicioni i djathtë për zgjedhjet parlamentare
Partia Demokratike dhe ajo Agrare Ambientaliste kanë rënë dakord për të vazhduar bashkëpunimin politik në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit. Kryetari i PD-së Sali Berisha, njëherësh kryeministër i vendit, ka nënshkruan me kreun e PAA-së, ministrin e Ambientit, Lufter Xhuveli, marrëveshjen elektorale për zgjedhjet e ardhshme. Kreu i qeverisë pas nënshkrimit të marrëveshjes ka shprehur vlerësimin e madh të bashkëpunimit të ngushtë luajal dhe të frytshëm katërvjeçar me partinë e Xhuvelit. “E theksoj edhe një herë se ky koalicion nuk ka qenë një koalicion i diktuar nga votat, por i diktuar nga parimet që këto dy forca politike ndajnë për dy problemet më themelore të zhvillimit të shoqërisë dhe vendit: zhvillimit të qëndrueshëm rural, mbrojtjes dhe zhvillimit të mjedisit”, - ka theksuar kryeministri Berisha. Ai ka nënvizuar se koalicioni politik ka për qëllim fitoren elektorale dhe qeverisjen e vendit. Ai ka bërë me dije se PAA-ja do të jetë pjesë e kabinetit të ardhshëm qeverisës, por postet do t’i caktojë Parlamenti i ardhshëm. Kreu i qeverisë ka mbrojtur punën e ministrit Xhuveli në dikasterin që drejton prej katër vjetësh.