E Hënë, 2 Nëntor 2026

Historia e vërtetë e “Gallup”

05/06/2005  Nisur nga keqkuptimi i ditëve të fundit të opinionit publik lidhur me emrin e kompanisë me të cilën “Mjaft” realizoi sondazhin parazgjedhor në Shqipëri, gazeta “Metropol” publikon historinë e vërtetë të kompanisë së famshme amerikane të sondazheve “Gallup”.

Nga Emily Friedlander

Organizata “Gallup” u njoh me emrin Gallup në Shtetet e Bashkuara, po në mbarë Botën ka luftuar për kontrollin e tregut.

George Gallup, Sr., mund të ketë qenë fillesa e sondazheve, ashtu si paraqet gazeta “Time” në 1948, por kur flitet për emrin Gallup, ai më shumë ka qenë si Santa Claus. Nga 1940 deri më 1960, Gallup ka lejuar edhe organizata të tjera të përdorin emrin e tij dhe të regjistrohen nën ‘markën’ Gallup.

Organizata “Gallup” tani është duke luftuar të fitojë kontrollin e tregut, që ajo beson se duhet të kontrollojë.

Kundërshtari kryesor i Gallup është kompania e kërkimeve LondonÐbased Taylor Nelson Sofres plc, që në 1990 dhe në fillim të 2000 mori në zotërim disa nga degët e Gallup, si në Argjentinë, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Letoni, Lituani, Norvegji dhe Suedi. TNS gjithashtu fitoi edhe pjesën më të madhe në EOS Gallup Europe në Belgjikë dhe mbështet markën “Gallup” në Gjermani. Disa nga këto kompani kanë blerë të drejtën e emrit Gallup përmes letrave, licensa jo formale, të firmosura nga Gallup.

Beteja midis Gallup dhe TNS tani është duke u zhvilluar në gjykatat në Belgjikë, Gjermani, Rusi, madje edhe në Kazakistan, madje kudo përveçse në Shtetet e Bashkuara. TNS është i vendosur se Oraganizata Gallup nuk ka pretendim në mbarë Botën për emrin Gallup.

"Marka Gallup është e përhapur”, thotë Raj Afghan, konsulenti i grupit TNS. “Kompania ka vendosur të drejtat në Shtetet e Bashkuara”, deklaron konsulenti ligjor i TNS, David Stanley. "Por nuk është e gjithë Bota". Një emër në SHBA, TNS, aktualisht është më i përhapur se Gallupi. Kompania ka zyra në më shumë se 70 vende, 13.000 punonjës dhe shitje prej 1.8 miliardë dollarë në 2004. Krahasuar me Gallup, ka 2.000 punonjës dhe 200 milionë USD shitje në 2003. George Gallup bëri emër nga parashikimi i saktë që Franklin Roosevelt do të fitonte zgjedhjet presidenciale më 1936. Fatkeqësisht, Gallup nuk arriti të parashikonte se si veprimi i tij në shekullin 20 do të ndikonte në kompaninë e tij në shekullin 21.

“Lejimi i një pale të tretë të regjistrohen në emrin e tij ishte një gabim që mund të jetë shumë i vështirë të eliminohet plotësisht”, thotë Perry Viscounty, partner i Latham&Watkins, që nuk është i përfshirë në zënka.

"Kjo po i kushton organizatës një thes me para, por nuk i bëj me faj që e provuan”.

Problemet e saj filluan me një shoqëri të quajtur “Gallup International”, që është themeluar nga Gallup dhe një grup staticientësh dhe shkencëtarësh evropianë më 1947. Grupi konsistonte në “shokë që punonin së bashku për realizimin e sondazheve të opinionit publik”, thotë djali i Gallup, Alec. Sekretarja e përgjithshme e “Gallup International”, Meril James thotë se, "ssnjë nuk e parashikoi nevojën për një regjistrim". Në vitet e mëvonshme, anëtarët e “Gallup International” do të kërkojnë te Gallup lejen për të përdorur emrin e tyre. Disa shoqëri "Gallup" në vende të ndryshme të Evorpës nuk kanë nënshkruar një licensë pranimi dhe në këtë mënyrë ka punuar rrjeti informal i këtyre personave. Sondazhet e vetë Gallup-it ishin të përqëndruara në SHBA, ndërsa shoqëritë e themeluara Gallup punonin në Kanada, Francë, Britani, Australi e Norvegji dhe ndihmuan në përhapjen e besimit ndërkombëtar të Gallup.

Por jo të gjitha janë ngritur nga Organizata Gallup. Yann Stepel, anëtar i saj, themeloi degën e Gallup-it në Holandë. 10 vjet më parë ai firmosi në kthimin e degës në Organizata Gallup, thotë konsulenti i përgjithshëm i kompanisë, Steven O'Brien.

Por që nga 1981, kur Gallup International zhvilloi takimin e saj vjetor në Toronto, u pa shumë qartë se situata ishte jashtë kontrollit. "Nuk kishte rregull dhe ishim të shqetësuar se njerëzit vetëm do të merrnin emrin", thotë Alec Gallup, që drejton sondazhin Gallup, pjesë e Organizatës Gallup. Në atë takim u caktuan rregullat e licensimit. Si “Gallup International” edhe kompania e SHBA-së duhej të aprovonin kërkesa të reja. Për fat të keq ishte shumë vonë. "Jo shumë njerëz i zbatuan rregullat e reja”, thotë Gallup, “disa bënë çfarë deshën”.

"Mund të thoje se atje problemi ziente", thotë O'Brien. Ende kompania amerikane nuk mori masa ligjore. O'Brien thotë se pjesë e asaj arsyes është se kompania ka pritur shumë kohë dhe se gjatë kësaj kohe ishte ‘shok’ i shumë anëtarëve.

Problemet zienin deri më 1988, kur Organizata Gallup u ble nga “Selection Research Inc”, dhe nisi të përhapej në gjithë Botën. Atëherë bleu degën britanike dhe tani fitoi 20 kompani ndërkombëtare dhe ka degë në 88 vende. Kompania amerikane nisi të kishte probleme me anëtarët e “Gallup International”, që ndiente se e drejta e emrit Gallup nuk i përkiste plotësisht Organizatës Gallup. Anëtarët nisën të trembeshin se mos hidheshin në gjyq nga kompania amerikane, që nisi të bëhej edhe më agresive nën drejtimin e pronarëve të rinj, thotë James, i Gallup International. "Një erë e re po frynte në Amerikë dhe ne po tregoheshim më të kujdesshëm në përdorimin e mëtejshëm të emrit Gallup, që do të ndalte kompaninë amerikane në veprim ligjore”, thotë James, që shton se disa anëtarë nisën të regjistroheshin te Gallup.

Tensionet e brendshme u rritën dhe më 1992, Organizata Gallup e la grupin. TNS mbushi boshllëkun. Tani drejtuesi i TNS është presidenti i “Gallup International” dhe i gjysmës së grupeve të nëndegëve të TNS.

Tre vjet më vonë filluan betejat ligjore. Në 1995, Gallup i SHBA-së bleu ‘London-based Social Surveys’-Gallup Poll Limited, që njihet si Gallup UK (Britani e Madhe). Kompania është themeluar më 1937 nga një shok i ngushtë i Gallup, Henry Durant. Tani koka e degës në Britani që prezanton “Organizatën Gallup” do që Gallup International të ndalë së përdoruri emrin. TNS u bashkua, pasi ishte pjesë e anëtarit të “Gallup International” në Britani. Duket sikur fitoi kompania amerikane. Sot “Gallup International” ka ende të drejtën e emrit, por vetëm kompania amerikane mund të bashkëpunojë me Gallup-in britanik. Beteja britanike ishte e ngjashme edhe me zënkën në Rusi, midis TNS dhe organizatës Gallup. Ndërkohë që rusët ishin zgjeruar në Finlandë. Më 1965, Arturri Raula, që drejtoi organizatën e sondazheve të quajtur “Suomen Gallup Osakeyhitiš” në Helsinki, i shkroi Gallup, duke i kërkuar të drejtën e emrit "Gallup". Në këtë letër, Raula premton "se do të lejojë daljen jashtë kontrollit të emrit për sa kohë që ai do të ishte i aftë mendërisht dhe se do të sigurohej që kontrolli do të trashëgohej te gruaja e tij dhe e bija, trashëgimtarët e tij”. Gallup iu përgjigj duke i dhënë të drejtën e përdorimit të emrit. "Ishte mëse e qartë që ajo do të kishte një përdorim personal”, thotë O'Brien. Por për ta kjo nuk kishte të njëjtin kuptim. Në 1990, “Finnish Gallup” u zgjerua në Rusi, Estoni, Letoni, Lituani, dhe me emrin e tyre, Gallup. Në 1991, në Rusi u regjistrua dega Gallup, dhe rreth 1990, “Finnish Gallup” nisi të vepronte në Rusi me emrin Gallup, duke zhvilluar kërkime të tregut, dhe jo sondazhe të opinionit publik, sipas Paul Wright, që është konsulenti i përgjithshëm i TNS, që bleu kompaninë “Finnish” dhe të gjithë nëndegët e saj më 2001. Kompania amerikane aplikoi për tregun në Rusi, një vit pas kompanisë “Finnish”. Chris Stewart, menaxheri i të gjitha degëve të Organizatës Gallup, thotë se ”kompania e tij ishte aktive në Bashkimin Sovjetik që më 1987, kur u zhvillua sondazhi me “Newsweek” për në Rusi për bashkekzistencën paqësore me SHBA. Stewart thotë se, “asnjë nuk u bë i gjallë në Rusi deri pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe atëherë organizata e Finlandës nxitoi të regjistrohej. "Nuk mund ta kuptoj se çfarë ka ndodhur", thotë Igor Sosnovsky i shoqërisë Latham&Watkins në Moskë, që është i përfshirë në këtë zënkë. “Me sa kuptoj unë, dega në Rusi ka bërë një gabim”. Kjo nuk është më një habi, duke marrë parasysh ligjet e post-sovjektike, pasi ligjet e para u dekretuan më 1992 dhe pati zhvillime të ngadalta. Konsulentët lindor rusë u përditësuan më 2002 në kuadër të pranimit me TRIPS (Marrëveshje e të drejtave të autorit). Patenta dhe zyra në Rusi, apo ‘Rosspatent’, shumë shpejt do ta korrigjonte gabimin. Organizata Gallup i kërkoi ‘Rosspatent’ të hiqte kompaninë “Finnish”. Në qershor të 2000, pas shumë apelimesh, kompania amerikane fitoi. “Finnish Gallup" hodhi në gjyq Organizatën Gallup dhe degën në Rusi, duke kërkuar rimarrjen e së drejtës. TNS bleu kompaninë “Finnish” më 2001. Kompania “Finnish” fitoi gjyqin dy herë, duke rimarrë të drejtën e emrit. Rosspatent dhe organizata Gallup apeluan dy herë dhe çështja shkoi në një nivel më të lartë. Herën e dytë, Gjykata e Apelit vendosi se emri Gallup është i njohur si amerikan që më 1991, kur “Finnish Gallup” u regjistrua si degë. Ndërkohë që ende deri më sot nuk është marrë ndonjë vendim për emrin e kompanisë “Finnish”. Sigurisht që, TNS e sheh situatën ndryshe. "Nëse do të pyesësh një burrë apo grua në Finlandë, ata do ta lidhin emrin Gallup me kompaninë Finnish, dhe kështu do të bëjnë edhe në Rusi", thotë Stanley i TNS. Në 1991, në Rusi shumë pak njerëz e njihnin Gallup, thotë Dennis Voedevin, partner i Salans në Moskë, që përfaqëson kompaninë “Finnish” në zënkën ruse. TNS përdor letrën që ka shkruar Gallup më 1965, ku i jepet e drejta Raula-s për përdorimin e emrit Gallup. Në deklaratën dërguar ‘IP Law&Business’ shkruar nga Stanley, TNS deklaron se "ishte lejuar e drejta e plotë për përdorimin e emrit Gallup në dokumentin e firmosur nga George Gallup". Stanley përdor një metaforë: "Nëse dikush të jep makinën e tij dhe me dashuri e merr makinën dhe kujdesesh, e përdor atë për mbi 50 vjet, dhe më vonë vjen djali i tij dhe të kërkon makinën, por është shumë vonë. Makina nuk është më”.

TNS nuk është kompania e vetme që është në garë me Gallup-in e famshëm. O'Brien thotë se, Organizata Gallup duhet të ndalë dhunimin e markës në Afganistan apo edhe në Venezuelë. Parandalimi, përdorimi joligjor i emrit të Gallup është i kritikueshëm, shprehet O'Briens.

"Marrëdhëniet që kemi me përgjegjësit është e çmuar”, thotë ai. "Nëse i telefonojmë dikujt dhe u themi: ‘Jam nga Gallup’, njerëzit do të na dëgjojnë. Nëse i telefonon dhe u thua jam nga Schmed lab, do të të mbyllin telefonin. Ja pse njerëzit duan të përdorin atë emër. TNS ka zbuluar se kjo bën më shumë punë".

Gallup në vite

1935, George Gallup, Sr., themelon në Princeton, New Jersey, Instituti Amerikan për Opinionin Publik. Emri më pas do të ndryshonte në Organizata Gallup

1936, Gallup, Sr., parashikon se Franklin Roosevelt do të mundte Alfred Landon në zgjedhjet presidenciale. “Zgjedhjet ngritën të ashtuquajturën sondazhierë shkencëtarë", është shprehur në një intervistë për PBS, George Gallup, Jr.

1947, Përfaqësues të US Gallup, Instituti Britanik i Opinionit Publik, Instituti Holandez i Opinionit Publik dhe Instituti Francez i Opinionit Publik erlands takohen në Loxwood, Angli, dhe formojnë Shoqërinë Ndërkombëtare të Opinionit Publik, që më vonë do të riemërohej “Gallup International”. Gallup, Sr., është presidenti i saj

1947, Grupi holandez regjistrohet si dega Gallup

1948, Gallup, Sr., shfaqet në titujt e revistës “Time”

1951, Gallup, Sr., i shkruan drejtuesit të Institutit Britanik të Opinionit Publik, duke i dhënë atij të drejtën e përdorimit të emrit "Gallup" dhe "Sondazhi Gallup" në ishullin britanik

1965, Gallup, Sr., i shkruan dhe i lejon Suomen Gallup Osakeyhitiš të regjistrohet me emrin Gallup në Finlandë

1981, Gallup International takohen në Toronto dhe përcaktojnë standardet për përdorimin e emrit Gallup

1984, Vdes Gallup, Sr.

1988, Kompania “Selection Research Incorporated, Lincoln, NebraskaÐbased” blen Organizatën Gallup

1991, Finnish Gallup regjistrohet në Rusi si dega Gallup

1992, U.S.Gallup tërhiqet nga Gallup International

1994, U.S.Gallup blen Gallup U.K., dhe i kërkon Gallup International të mos përdorin më emrin

1995, Taylor Nelson Sofres (TNS) bashkohet me Gallup International. U.S.Gallup hedh në gjyq Gallup International në Londër. TNS bashkohet me të si ‘i akuzuar’

1995, Grupi holandez i shet degën Gallup kompanisë amerikane

1996, TNS dhe Gallup rishikojnë rregullat

1996, TNS blen Gallupin në Norvegji

1997, TNS blen Gallupin në Danimarkë

2000, Zyra e patentës ruse largon degën Finnish Gallup. Kompania Finnish hedh në gjyq Zyrën në Rusi dhe U.S.Gallup

2001, TNS blen Finnish Gallup

2002, TNS blen Gallup në Suedi

2005, Finnish Gallup dhe U.S.Gallup pregatiten për procesin e tretë gjyqësor në Rusi

Përgatiti:

E.Kaçi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›