SHISH-Prokurori fillon përgjimin on-line të celularëve

05/06/2005 Do regjistrohen bisedat e personave nën hetim dhe të dyshuar si pjesë e krimit të organizuar e terrorizmit
Fillon përgjimi on-line i telefonave celularë në të gjithë vendin. Zyra e përgjimit, e ngritur pranë qendrës së Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), ka nisur funksionin e saj prej disa javësh. Kështu, tani mund të përgjohen të gjitha bisedat telefonike celulare që në momentin që ato kryhen. Nëse një numër i caktuar futet në përgjim, atëherë mund të regjistrohet gjithë biseda që ai kryen, si dhe ajo e biseduesit të tij. Madje, arrihet të lokalizohet edhe numri me të cilin ky person po bisdeon në celular. Tani nuk është e nevojshme të kryehen përgjimet ambientale, por mund të zbardhet çdo bisedë që kryhet me anë të telefonave celularë të të dy kompanive në vend. Në çdo vend që mund të ndodhen personat e përgjuar, gjithë biseda që ata kryejnë zbulohet. Aparatura që kryen këtë përgjim është dhuratë e qeverisë angleze dhe kushton rreth 1 milion dollarë. Ndërsa stafi përbëhet nga afro 50 specialistë të SHISH-it dhe Prokurorisë.
Zyra
Që prej fundit të vitit të kaluar, pas dhuratës së qeverisë angleze, pranë ndërtesës qendrore të SHISH-it, u krijuan zyrat e posaçme të përgjimit. Qeveria angleze i dhuroi strukturave të sigurisë sonë një aparaturë përgjimi me vlerë afro 1 milion dollarë. Stafi i kësaj zyre të re që ka filluar funksionin disa javë më parë, përbëhet nga 50 specialistë. Lajmi është bërë dje i ditur nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe SHISH-it, të cilat sqaruan se stafi përbëhet nga specialistë të përzgjedhur të të dyja institucioneve. Prokurorët do të kryejnë përgjime të bisedave telefonike me celular për llogari të hetimeve që kryejnë. Ata nuk kanë asnjë varësi nga SHISH, ndërsa ky i fundit për të kryer një përgjim zyrtar është i detyruar t’i kërkojë prokurorisë dhe gjykatës leje të posaçme. Kjo zyrë mund të zbardhë të gjitha bisedat telefonike që kryen me celular, duke identifikuar edhe numrin tjetër.
Përgjimi
Sipas burimeve, me anë të kësaj aparature mund të regjistrohen të gjitha bisedat celulare që në momentin që ato kryhen, mjafton që numri të futet në përgjim. Gjithashtu nuk përbën problem edhe vendi apo largësia që i ndan dy biseduesit. Burimet pohojnë se nën përgjimet e Prokuorisë do të nënshtrohen të gjithë ata numra celularë, pronarët e të cilëve janë nën hetim për trafiqe e krime të ndryshme. Për të disponuar një përgjim zyrtar që përdoret në cilësinë e provës materiale, Prokuroria duhet t’i kërkojë leje gjykatës, e cila vendos. Burimet theksojnë se me hapjen e kësaj zyre, shpresohet që lufta kundër krimit të organizuar të thjeshtëzohet. Kjo, pasi nuk është e nevojshme që të kërkohet ndihmë nga autoritetet e drejtësive të huaja dhe numrat celularë të personave nën hetim mund të mbahen nën përgjim për orë apo ditë të tëra. Ndërkaq, SHISH nga ana e tij do të kryej përgjime në ndihmë të sigurisë kombëtare dhe luftës kundër terrorizmit, përfundojnë burimet.