E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shqipëria “hakmerret”

05/06/2005  Takimi i djeshëm me Gjerogjinë, për skuadrën tonë ka qënë më shumë një ndeshje rivalësh, nga ku kërkohej më shumë prestigj në renditje, por për skuadrën tonë edhe një “hakmarrje” e humbjes në Gjeorgji. Një ndeshje e jashzakonshme për ne, ku mungoi lojtari i 12-të, tifozi kuq e zi, ku stadiumi dukej sikur “qante”, por që në fund ai doli i “qeshur” me fitoren e skuadrës sonë, 3 : 2. Në fakt, skuadra jonë u drithërua në minutat e para nga gola të sigurtë të gjeorgjianëve, por fati e gabimet e tyre bënë që të mos e nisnim këtë sfidë në disavantazh që në fillimin e saj. Më pas gjithçka foli për skuadrën tonë, e cila arriti të shënojë golin e parë në minutën e 6-të me anë të Tares, i cili duhet thënë me plot gojë se në këtë gol tregoi klas të lartë, e një këmbëngulje profesionisti. Goli i çliroi më shumë futbollistët tanë në vazhdimin e lojës së tyre, dhe gjithçka ka vetëm emrin e tyre. Aksionet janë të shpeshta, madje edhe raste goli, por Hasi e Bogdani nuk kanë fatin që ta dërgojnë topin në rrjetën e portierit gjeorgjian Sturua. Nga kjo epërsi e skuadrës sonë vjen edhe goli i dytë, i cili nxorri një tjetë shpërthim të bukur, e këtë herë ka qënë Klodian Duro që nga e djathta ka bërë një “sllallom”, gjen Skelën të lirë e i jep atij mundësinë e golit të dytë. Asgjë në pjesën e parë nuk kishte sinjalet e rrezikut të golit në portën tonë, sepse Gjeorgjia u shfaq një skuadër e dobët, që nuk kishte organizim të saktë në mesfushë, por as edhe shënjestër të saktë në gjuajtjet e tyre në portën tonë. Në pjesën e dytë përsëri skuadra jonë e nis lojën shumë mirë, me një epërsi e cila siguronte rezultatin 2 : 0, por edhe jepte garanci për një fitore më të thellë. Dhe goli nuk vonoi shumë, vetëm 11 minuta, ku është përsëri Igli Tare që me kokë shënon golin e tretë për skuadrën dhe të dytin personal në këtë ndeshje. Këtu u duk se gjithçka do të mbyllej edhe më thellë, dhe epërsia jonë vazhdoi gjatë, ku si Myrtaj që zëvendësoi Bogdanin, ashtu edhe Tare, kishin mundësinë e golit të katërt. Ky rezultat bëri që skuadra jonë ta lëshonte ritmin dhe epërsinë, dhe këtu përfituan gjeorgjianët, të cilët besuan në shënimin e golit në minutat e fundit të ndeshjes. Kështu në minutën e 85-të Burduli me një gjuajtje të lehtë gjen “meskëmbët” e Çipit dhe shënon golin e parë, gol i cili i dha zemër për një rezultat befasues. Por edhe pse kështu, gjeorgjianët nuk arritën të shfaqin ndonjë rrezikshmëri për shumë gola, edhe pse skuadra jonë ia kishte dorëzuar frenat e lojës. Në minutën e 95-të Kobiashvili shënon edhe golin e dytë, duke vulosur një rezultat që për nga loja e zhvilluar mund të ishte një fitore më e thellë për skuadrën tonë.

Spitatën

Në lojën e skuadrës sonë mund të veçohen Tare, Bogdani e Duro, të cilët mbetën “mushkria” e lojës. Të gjithë ishin në një nivel shumë të mirë, ku në të tri golat e shënuar ata kanë ndihmesat kryesore. Por në këtë ndeshje nuk mund të harrohen edhe të rinjtë, Osmani e Shkëmbi, të cilët duket se e fituan formacionin bazë.Minutat

1’ Jakobia kroson në zonën tonë për Demetradzen por Beqiri ia largon topin nga këmbët në momentin e gjuajtjes.

2’ Jakobia i shpëton mbulimit të Haxhit, lëshon një kros për Demetradzen por Osmani me kokë largon brenda zonës.

6’ GOL 1 : 0. Tare ndjek aksionin nga gjysmëfusha gjeorgjiane, mbojtësa e quajnë në pozicion jashtë loje, ai vazhdon aksionin e pasi shmang edhe portierin Sturua e dërgon topin në rrjetë.

14’ Jakobia në një kundërsulm në qendër të mbrojtjes sonë gjen hapësirë te Beqiri, gjuan dhe pret Lika.

22’ Duro shpërthen fuqishëm nga e djathta, lëshon një kros të ulët te Hasi i cili në ecja gjuan jashtë kuadratit të portës gjeorgjiane.

24’ Goditja nga këndi për skuadrën tonë, kombinim Hasi - Skela, ky gjuan portieri nuk kontrollon topin e Bogdani fare afër nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë pasi largohet nga Kaladze.

33’ GOL 2 : 0. Bogdani këmbëngul nga e djathta, fiton dyluftimin me dy mbrojtësa të Gjeorgjisë dhe pasi gjen të lirë Skelën, pason tek ai. Gjuajtja e vlonjatit përfundon në rrjetën e portierit Sturua.

41’ Demetradze kalon një top në zonën tonë dhe Kobiashvili me kokë gjuan jashtë.

51’ Tare ndjek aksionin e Duros që pason nga larg, portieri gjeorgjian heziton, Tare vazhdon dhe dyluftimin e fiton portieri kundërshtar, Sturua.

56’ GOL 3 : 0. Skela në një aksion të skuadrës sonë zhvendoset nga e djathta, sheh Taren në pozicion të marrjes së topit e kroson aty dhe Tare me kokë e përciell topin në rrjetë.

61’ Aliaj shpërthen nga e majta, gjen të lirë Bogdanin në një distancë rreth 20 metra, ky gjuan me kokë jashtë.

65’ Goditje e lirë për Gjeorgjinë mbi vijën ballore të zonës sonë të rreptësisë, gjuan Demetradze mbi shtyllë.

68’ Shtyllë për gjeorgjiantë, Kobiashvili pranë golit me një gjuajtje brenda zonës sonë.

71’ Myrtaj shmang edhe portierin Sturua, gjuan dhe pranë vijës fatale largon topin Salukvadze.

85’ GOL 3 : 1. Skuadra gjeorgjiane kishte rreth 2 minuta në zonën tonë dhe pas një kalimi të Aliajt, Burduli futet në zonë gjuan në mes të këmbëve të Çipit duke e kaluar topin në rrjetën e portës sonë.

89’ Daraselia ka mundësinë e një goli tjetër, por gjuan dobët brenda zonës sonë.

90+5’ GOL 3 : 2. Skuadra jonë ka lëshuar gjithçka në lojë, dhe këtu përfiton Kobiashvili i cili pasi ka marrë një goditje dënimi pranë zonës sonë të rreptësisë, gjuan e shënon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›