E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi më i keq

Selektori i Anglisë, Fabio Capello, beson se topi i Kampionatit botëror është më i keqi që ka pa ndonjëherë. Topi Jabulani është duke u shfrytëzuar në Afrikën e Jugut, mirëpo ka zgjuar kritika të ashpra për shkak të fluturimeve të çrregullta. “Topi është i tmerrshëm për futbollistët. Ai është i tillë edhe për portierët sepse është e pamundshme të kuptohet trajektorja”, tha Capello për BBC Sport.

Ndërsa Federata botërore e futbollit FIFA, ka përkrahur topin duke thënë se është i “testuar”. Jabulani – emër që rrjedh nga gjuha Zulu ‘të festojmë’ – ishte prezantuar në shkurt dhe u përdor në edicionin e sivjetmë të Kupës së Afrikës si dhe disa liga, përfshirë Gjermaninë, Argjentinën dhe SHBA-të. Mirëpo, Capello beson se topi është duke pasur ndikim të madh gjatë ndeshjeve.

“Problemi më i madh është se nganjëherë ky top është i pamundur të kontrollohet. Është në rregull kur luani në pasime të shkurta, por nëse dëshironi të hapni lojën me topa të gjatë, atëherë është vështirë të kuptoni trajektoren e tij”, u shpreh Capello. Anglia barazoi në ndeshjen e parë kundër SHBA-së 1-1, pas një gabimi të rëndë nga portieri Robert Green. Mirëpo, Green ka refuzuar të fajësojë topin për gabimin e tij. Ai pranoi se lëvizi papritur pas goditjes nga Clint Dempsey.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›