Historia shqiptare,nje rishkrim pa politizimin e deritanishëm
Jusuf Bajraktari, drejtor i Institutit të Historisë në Prishtinë nuk mund ta kujtojë grishjen e parë drejt historisë. Por kaq vite më pas, ai e di se nuk mund të bëjë dot pa të. Nobelistja Pearl Buck, kohë më parë, shprehej se ishte një burrë ai që e shtyu drejt historisë. Për vite me radhë, shkrimtarja u mundua të udhëtonte në jetët që vinin nga e shkuara. Por ndryshe nga Buck që kërkonte te historia detaje dhe ngjarje për të kuptuar më shumë të tashmen, Jusuf Bajraktari, si përfaqësues i një institucioni shtetëror, e sheh historisë si një obligim, nëpërmjet së cilës do t‘i zbardhë vendit të tij të shkuarën.
Është folur gjatë këto vite për një rishikim të plotë të periudhave të pandriçuara në historinë tonë të përbashkët, por edhe të disa periudhave të tjera "të harruara". Në Shqipëri, këto 17 vite postdiktaturë, kemi parë botime librash historikë në mënyrë individuale nga shumë njerëz, por ende nuk kemi një angazhim më serioz nga institucionet e kësaj fushe.
Në Kosovë, kohët e fundit, është hapur një debat për ekzistencën ose jo të Institutit të Historisë. Duke marrë shkak nga ky debat, ne realizuam një intervistë me drejtorin e këtij instituti, Jusuf Bajraktari.
Kohët e fundit, në Kosovë, është hapur një debat mbi institucionet shkencore dhe historike. Pse duhet të provokohet një debat i tillë dhe cili duhet të jetë roli i këtyre institucioneve?
Së pari, ju falënderoj për sensin që keni treguar që, përmes gazetës suaj prestigjioze, t‘i bëhet e qartë opinionit të Shqipërisë konteksti mes qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Institutit të Historisë së Prishtinës.
Këto ditë, jemi dëshmitarë të një debati publik lidhur me objektin në ndërtim të Institutit të Historisë. Ky problem jo i vogël, siç është vlerësuar prej shumicës së pjesëmarrësve në debat dhe dhjetëra përkrahësve nëpërmjet formave të ndryshme të solidarizimit me ne, ka lindur në kohë dhe hapësirë të panevojshme nga veprimet e ngutshme e të papeshuara sa duhet të qeverisë. Siç u vlerësua me të drejtë nga shumë subjekte si Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, akademik Beqir Meta dhe grupi i studiuesve të Institutit të Historisë - Tiranë, nga dy komisione të Parlamentit të Kosovës, nga shoqata profesionale e atdhetare prej SHBA-ve dhe Evropës, si dhe të gjitha partitë opozitare, shumë deputetë të Parlamentit të Republikës së Kosovës dhe të partive në pushtet, është kërkuar nga qeveria që të rishqyrtohet e të marrë rrugëzgjidhjen e duhur në pajtim me interesat e IH si institucion me vlera të posaçme për Kosovën që nga themelimi i tij më 1967-ën.
Duhet të thuhet me këtë rast se ka pasur edhe zëra të shterur nga qarqe të caktuara që, për interesa të tyre, e kanë përkrahur vendimin e qeverisë me zemërgjerësi, si një vendim të qëlluar kundër çdo institucioni shkencor, madje duke shkuar më larg me etiketime të ndryshme se sa propaganda e shfrenuar serbe e viteve ‘80 dhe ‘90 të shekullit të kaluar. Disa nga ata "patriotë" dhe "sy vigjilentë" të qeverisë kanë kërkuar nga ministri Enver Hoxha "për ta verifikuar dijen e historianëve të Kosovës"!!! Këta jurishnikë kanë shpalosur "dijet e tyre strategjike", si një mjet efikas për të na ndjekur nga objekti i famshëm. Edhe denoncimet dhe kualifikimet tepër të ulëta të disave që pëlcasin nga "dijet" që i kanë fituar //////////duke bredhur nëpër botë, por vetëm në auditorët e universiteteve, nuk kanë pasur kohë për t‘u kthyer apo nuk kanë dashur t‘i frekuentojnë, sepse ato nuk ishin të denja për këta dijetarë universalë e snajperistë të devotshëm. Prandaj për ta, organizimi i 4-5 aktiviteteve shkencore edhe të karakterit ndërkombëtar brenda vitit në këto kushte, hulumtimi i fondeve me dokumente arkivore për qëllime studimore dhe botimi i monografive me trajtesa nga e kaluara jonë janë "cikërrime" që si duhen askujt. Natyrisht që ne nuk jemi të kënaqur as me trajtimin që i bëhet veprimtarisë shkencore përgjithësisht, por sigurisht as me rezultatet aktuale, të cilat po përpiqemi pa reshtur për t‘i ndërruar dhe për të krijuar parakushte të domosdoshme për krijimin e vlerave më të avancuara.
Në Shqipëri, por edhe në Kosovë, është folur këto kohë për nevojën e reformave në institucione të tilla. Sipas jush, ku duhet të konsistojë reforma?
Çështja e reformave të gjithmbarshme shoqërore, veçanërisht në arsim, por edhe në institucionet e shkencës e të kulturës janë një objektiv i pashmangshëm dhe i domosdoshëm për rrethanat e kohës në të cilën jetojmë. Këto reforma natyrisht se do të duhej të jenë të studiuara mirë e të aplikueshme konkretisht te ne. Kosova nuk është vetëm rast "sui generis" sa i përket çështjes së statusit e të pavarësisë së saj, por është e tillë edhe për shkak të së kaluarës sikurse edhe të ngritjes e të reformimit të saj institucional. Shoqëria jonë përveçse kaloi e mbijetoi një okupim të rëndë e klasik, një luftë të tmerrshme me pasoja të shumta, por edhe reformimin e transformimin e shoqërisë së gjithmbarshme, e mbështet në përvojat e përparuara ndërkombëtare si të OKB, EULEX, KFOR, OSB etj. Në këtë mënyrë, ne do të duhej të jemi të hapur për reforma përmbajtjesore e të studiuara si duhet. Natyrisht duke qenë të kujdesshëm ndaj metodave të karakterit të fushatave, siç janë vërejtur në sistemin e arsimit dhe në atë të decentralizimit në Kosovë të disa përvojave të fituara në Shqipëri, si dhe në vende të tjera të rajonit e më larg. Pra së pari do të duhej të dimë se çfarë duam, çfarë potencialesh disponojmë e pastaj të veprojmë konkretisht në terren në drejtim të shtimit të efektivitetit rezultativ.
Rishikimi i historisë është një temë e nxehtë që ende nuk ka pasur zgjedhje në Shqipërinë postkomuniste. Si njohës i mirë i historisë së dy vendeve, cilat periudha të së shkuarës sonë kanë nevojë më tepër për t‘u ndriçuar?
Çështjet që janë objekt i debateve dhe i reformave të përgjithshme, në veçanti në lëmin e shkencës në Shqipëri, ne i ndjekim me vëmendje të posaçme. Ndonëse kemi specifika dalluese, ato do të na shërbejnë si model se si do duhej vepruar ose ku do të duhej të jemi më të kujdesshëm e më të matur. Megjithatë konsideroj se historia dhe mendimi historiografik është lëmi më i ndjeshëm, prandaj vetëm në sajë të një bashkëpunimi të ngushtë të dy institucioneve homologe, tashmë kemi krijuar përvoja të rëndësishme e pozitive. Sigurisht me shtimin e përkujdesjes institucionale ndaj shkencës, me krijimin e kushteve më të mira në lëmin e infrastrukturës materiale, studimore dhe në kuptimin e hapjes e të absorbimit të vlerave më të avancuara, të cilat do të ngrinin edhe rejtingun e mendimit shkencor e të studiuesve tanë.
Në shumësinë e tendencave për të debatuar për çështjet më të ndjeshme, shpeshherë pa përgatitje të mjaftueshme, është bërë shumë zhurmë. Mendimi shkencor historiografik kërkon shumë punë, studim e përkushtim. Sigurisht kjo duhet bërë nga ekspertët e specializuar të fushave përkatëse, të ndihmuar edhe nga segmentet e profilizuara, si dhe nga universitetet e shkollat e larta, por një rol të rëndësishëm në këtë drejtim luajnë edhe mediat.
Sa i përket rishikimit të faqeve të historisë sonë kombëtare, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, kjo punë po bëhet në vijimësi me një qasje të re në kuptimin e depolitizimit të tepërt, i cili ka qenë prezent në të kaluarën, sikurse edhe kërkon edhe aplikimin e metodologjive të reja studimore. Sipas mendimit tim, periudhat më të ndjeshme në aspektin e domosdoshmërisë së rishkrimit janë ato historisë më të re, në veçanti periudha e Luftës së Dytë Botërore dhe periudha e pas saj. Karakteri i fushatave të paprincipta është i papranueshëm, aq sa edhe qëndresa në klishetë e të menduarit marksist në të kaluarën. Vetëm trajtimi mbi konsultën e bazës sa më të gjerë të burimeve, si dhe nxjerrja e përfundimeve mbi atë bazë duhet të jetë synim i studiuesve të këtij brezi.
Si drejtues i Institutit të Historisë, cili duhet të jetë roli i këtyre institucioneve në rishikimin e historisë?
Është thënë tashmë se kemi mjaft periudha historike të pandriçuara sa e si duhet, si dhe disa të tjera "të harruara" për t‘i fokusuar në objektivin e historianit. Megjithatë, kohëve të fundit ka një qasje më kreative ndaj këtyre temave, por gjithnjë në nivelin individual ose të një projekti më të vogël që u intereson subjekteve të caktuara dhe në këtë mënyrë nuk mbetet e kënaqur as ana profesionale e autorëve, gjë që bën të mundur që studimi të dalë para opinionit me defekte jo të vogla, qoftë nga aspekti metodologjik, qoftë nga ana e së vërtetës shkencore. Në këtë drejtim, roli i Institutit të Historisë në Tiranë dhe atij në Prishtinë duhet të jetë më i madh, më kreativ dhe do të thosha më imponues ndaj vlerësimeve të (pa) argumentuara. Po kështu do të duhej të jetë edhe përkujdesja institucionale, shoqërore e materiale ndaj këtyre institucioneve në mënyrë që të kemi mendime sa më kompetente dhe kështu të bëhet ndarja definitive e profesionalizmit nga joprofesionalizmi, që nënkupton preferencën kualifikuese e jo interpretimet voluntariste, shpeshherë të dyshimta, si nga aspekti motivues, ashtu edhe nga aspekti i //////////////lansimit të vlerësimeve//////// paushalle dhe pa mbështetje në argumente shkencore. Andaj, edhe ngarendja për tema sensacionale nga autorë jo profesionistë do të mund të lërë pasoja negative më shumë se sa "errësira", që vijnë nga mosprekja e deritanishme e këtyre temave nga studiuesit tanë. Gjithsesi në historinë tonë kombëtare ka mjaft tema të pandriçuara për shkak të pamundësisë profesionale, ashtu edhe për shkak të moskoordinimit të mjaftueshëm multidisiplinor dhe mungesës së burimeve relevante, qoftë për shkak të mungesës së sensit organizativ apo të mospërballimit financiar të projekteve. Këtu duhen përmendur në radhë të parë temat nga antikiteti e mesjeta, por edhe të periudhave të mëvonshme siç janë LDB dhe pas saj. Për këtë arsye, personalisht jam kundër shkurtimeve të potencialeve shkencore, kur dihet kostoja e ngritjes së tyre, si dhe të përhapjes së frikës te të rinjtë, sepse nuk ia vlen të studiosh historinë, të jesh student i mirë, pastaj të ngelesh pa punë dhe pa mjete për ekzistencë dhe barrë e//////////// papërballueshme e familjeve tona. Si në Shqipëri. ashtu edhe në Kosovë. do të duhej të ishim më të vëmendshëm në përzgjedhjen e rrugëve reformuese në institucionet tona shkencore. Në të kundërtën, pasojat do të jenë siç thotë proverbi popullor "kruaje vetullën por mos e lëndo syrin".
Personazhe të ndryshëm të historisë sonë kanë shkruar kujtime. Të tjerë vijojnë ta bëjnë këtë ende sot. Si historian, sa të vlefshme janë këto kujtime për t‘iu ndihmuar në rrugën tuaj drejt zbardhjes të së shkuarës?
Personalisht jam ithtar i shkrimit të kujtimeve, jo vetëm nga bartësit e funksioneve politike me përgjegjësi, të cilët kanë çka thonë, por edhe intelektualëve të moshuar, çfarë Shqipëria ka mjaft. Kujtimet janë burime historike të dorës së dytë apo të tretë, por nganjëherë ndodh që pikërisht vlerësimet subjektive të interpretuara në mënyrën që i bën autori të motivojnë për tema të rëndësishme, pa marrë parasysh ngjyrimin që autori i kujtimeve i jep veprës. Këso rastesh ka pasur edhe në të kaluarën e ka edhe sot, prandaj konsideroj se shkrimi i kujtimeve është i dobishëm për studiuesit e historisë. Është çështje tjetër se si e sa kujtimet e periudhës së ndërtimit socialist shërbejnë si mbështetje e vlerësimeve shkencore. Pa dyshim kjo varet nga aftësitë e historianit, ashtu siç mund të imponohet edhe autori i kujtimeve. Sipas meje, si njëri ashtu edhe tjetri do të duhej që së pari të jenë//////////////// fer për etikën profesionale në paraqitjen e gjykimeve para opinionit publik.
Cila duhet të jetë puna e historianëve në këto kohë?
Pa dyshim se një nga detyrat fundamentale të historianëve aktualë në kuptimin e gjeneratës, por më tepër e të rinjve që kanë vendosur të merren me këtë profesion mjaft të rendë e të pa stimuluar si duhet nga shoqëria bashkëkohore shqiptare, është çështja e studimit dhe e trajtimit të argumentuar të këtij raporti. Kjo temë duhet të jetë objekt i trajtesave shumë interesante për disa projekte shkencore dhe si e tillë pa tjetër duhet të bëhet objekt studimi sa më parë që të jetë e mundur, kjo edhe për faktin se si dy shtete shqiptare, në rrethanat e reja gjeostrategjike, do të duhej jo vetëm për të bërë një bilanc për historinë e tyre, por edhe për t‘i piketuar çështjet vitale të organizimit dhe perspektivës së faktorit shqiptar në Evropën Juglindore.
Cilën nga figurat historike të vendit tonë do të vlerësonit më tepër dhe pse?
Ka shumë figura të merituara nga historia jonë kombëtare që unë i vlerësoj nga këndvështrimi profesional. Bajram Currin e admiroj në mënyrë të veçantë, si për kontributin e tij të madh për çështjen kombëtare, ashtu edhe për thjeshtësinë e gjykimit racional të situatave dramatike në të cilat është treguar hero i vërtetë.
Përkujtojmë këtu rastin e një takimi me të dërguarin e Serbisë për biseda konfidenciale me të dhe Nexhip Dragën në selinë e Vilajetit të Kosovës në Shkup. Ai, në pyetjen e të deleguarit serb se çfarë synojnë shqiptarët me kryengritjet e tyre kundër Portës së Lartë, pos të tjerash përgjigjet se, edhe ne shqiptarët ashtu si të gjithë popujt liridashës synojmë krijimin e shtetit kombëtar. Në pyetjen tjetër se si do të dukej pozita e serbëve në atë shtet, ai jep një përgjigje largpamëse duke shtuar se, serbët në Kosovë janë pakicë, por do të ishte mirë të na bashkohen për të luftuar Perandorinë Osmane e pastaj në shtetin e ardhshëm shqiptar do t‘i kenë të gjitha të drejtat e barabarta me ne. Edhe në dialogun mes tij e Hasan Prishtinës të zhvilluar në një nga odat e burrave në Bujan të Malësisë së Gjakovës pas kthimit të Zogut në pushtet, në dhjetor të 1924, kur Hasan Prishtina e fton për të dalë në Evropë ai ia kthen: Hasan Beg, ti dhe disa luftëtarë të çështjes sonë duhet të shkoni në Evropë që për Shqipni të gjeni një qare. Ndërsa unë do të rri me ba dekën me kta burra në Alpet tona, pikërisht ashtu siç ka ndodhur më vonë. Fatkeqësisht këta shembuj vendosmërie ndaj besës së dhënë popullit të tij në shërbim të idealeve më të larta janë gjithnjë më të rralla. Prandaj unë kujtoj se këto virtyte e vlera do të duheshin afirmuar më zëshëm e jo historianët të duken si aktorë të sfilatave të modës, herë të ngrinin njërin nga protagonistët e herë ta izolojnë nga trajtimet e tyre historiografike.
Duke iu referuar historisë së Kosovës, sa nevojë ka ajo për rishikime dhe a ka nisur një proces i tillë pune nga Instituti që ju drejtoni?
S‘ka fije dyshimi që ekziston nevoja e rishkrimit të historisë kombëtare, në këtë kuadër edhe e historisë së Kosovës. Ne si Institut po punojmë në këtë drejtim, por ka ende shumë punë për të bërë.
Çfarë është në thelb puna e një historiani?
Puna e një historiani të mirëfilltë është e ngjashme me atë të kryetarit të trupit gjykues, i cili në shërbim të drejtësisë e të integritetit profesional do të jetë në gjendje të refuzojë ofertat për leverdi personale në shkëmbim të drejtësisë. Vetëm ky duhet të jetë modeli i një historiani - gjyqtar i drejt i së kaluarës pavarësisht sprovave që do të duheshin kaluar dhe pasojave eventuale.