E Shtunë, 31 Tetor 2026

JOvanovic: Po te ndahet Kosova, perse te mos ndahet edhe Serbia

Partia Liberal-Demokratike (LDP) e Serbisë, nuk pajtohet me
idenë e ndarjes së Kosovës, si mënyrë për zgjidhjen e problemeve,
sepse "po të ndahej Kosova, pse të mos ndahet edhe Serbia".
Kryetari i Partisë Liberal-Demokratike(LPD) në Serbi, Çedomir
Jovanoviç, deklaroi se ndarja e Kosovës nuk është në
frymën e politikës evropiane. Kryetari i LDP-së, Çedomir Jovanoviç,
në konferencën për shtyp në Kuvendin e Serbisë ka deklaruar
se ndarja e Kosovës nuk është në frymën e politikës evropiane,
e cila do të duhej të udhëhiqej në Serbi. Ai mendon se
theksimi i tepërt i Kosovës "shtyn në plan të dytë të vërtetën se
problemet e Kosovës janë pasojë e vetë shtetit serb të parregulluar,
sepse Serbia e ka shkatërruar Kosovën e jo Kosova Serbinë".
Jovanoviç ka deklaruar se askush nuk e fajëson Tadiçin, se ai është
përgjegjës për pavarësinë e Kosovës, por se si kryetar është i
obliguar që shoqërisë t‘i ofrojë një vizion modern të Serbisë evropiane,
e cila me vlerat e saja do të bënte secilin për vete, e jo me
problemet e veta t‘i ngarkojë të gjithë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›