Historia, si u kthye speciali i RENEA-s në një kapobandë
Pas ekstradimit, ndoshta Aldo Bare vendos të rrëfejë për akuzat e ngritura ndaj tij
Laureta Rryçi
Thonë se speciali i RENEA-s u shndërrua në kapobandë pasi i vranë të vëllanë. Ekzekutim që jo vetëm e pati të vështirë ta “gëlltiste”, por e shndërroi në një superkriminel që tashmë Drejtësia i numëron më shumë se njëzet vrasje, dhjetëra plagosje dhe vënie gjobash. Ndryshe nga të gjitha bandat që vepronin në vitin 1997 në vend, banda e Lushnjës, që u drejtua nga Aldo Bare, arriti të krijonte një komisariat të vetin në qytet, atë që mbahet mend edhe si “Komisariati Nr. 2”. Pas më shumë se një dekade që ishte listuar në tabelën e më të kërkuarve të Drejtësisë shqiptare, pas ekstradimit të djeshëm, ndoshta Aldo Bare do të preferojë të thotë vetë diçka mbi akuzat e panumërta në adresë të tij. Por, edhe nëse hesht, kjo nuk do t’i shqetësojë aspak prokurorët, pasi kanë arritur të grumbullojnë prova dhe dëshmi që e kryqëzojnë Aldo Baren.
Historia
Konflikti mes Shkurtit dhe Dajës kishte filluar gjatë një loje bilardo në pranverën e vitit 1997 në një lokal të qytetit të Lushnjës, ku pas debatit me fjalë dy të "fortët" e zonës i kishin lënë fjalët peng për t'u takuar më vonë. Kështu e ka nisur dosjen për gjykim Prokuroria e Krimeve të Rënda mbi historinë e konfliktit që solli dhjetëra vrasje në qytetin e Lushnjës. Pak ditë nga zënka me fjalë në korrik të vitit 1997, Alfred Shkurti, së bashku me vëllanë e tij, Ramadan Shkurti, dhe me Enver e Bardhyl Rabijën, të prekur në sedër nga ofendimet e bëra në drejtim të tyre në vend publik, u nisën me një veturë në drejtim të lokalit ku ndodhej Artur Daja me disa pjesëtarë të familjes së tij që të hakmerren. "Vetëm pak metra larg verandës ku ishte ulur Daja, vëllezërit Shkurti dhe vëllezërit Rabija filluan të qëllonin në drejtim të tyre. Shkëmbimi i zjarrit zgjati disa minuta, ku mbeti i vrarë në lokal Genci Kashari, shoku i Artur Dajës, dhe u plagos ky i fundit. Ndërsa nga ‘atentatorët’ mbeti i plagosur Enver Rabija, i cili, me ndihmën e Alfred Shkurtit, po largohej me vrap nga vendngjarja duke lënë po të plagosur në makinë vëllanë e tij Ramdan Shkurti dhe Bardhyl Rabijën. Tur Daja, duke parë se nga makina ku qëllohej vetëm pak sekonda më parë nuk kishte shkrepje armësh, u vërsul mbi dy të plagosurit, Ramadan Shkurti e Bardhyl Rabija, duke i qëlluar vetëm pak centimetra larg kokës së tyre e duke i ekzekutuar në vend. Ndërsa skena e parë nga larg nga i vëllai i tij, Alfred Shkurti, e irritoi këtë të fundit duke zgjuar një urrejtje që zgjati për rreth 10 vjet kundër shokëve, miqve dhe të afërmve të Artur Dajës", - thuhet në dosje. Ky moment shënon datën e fillimit të bandës së Lushnjës me në krye ish-efektivin e BRISKUT për disa vite, Alfred Shkurti.
Banda
Kaq mjaftoi që vrasjet më pas të lidheshin zinxhir dhe natyrisht Bare nuk ishte i vetëm në gjithë këtë betejë personale. Sipas prokurorisë, ish-speciali kishte arritur të rekrutonte në bandën e drejtuar prej tij Ilir Stërgun, Afrim Hoxhën, Arben e Enver Boriçin, Enver Dondollakun, të gjithë shokë, miq e të afërm të "kokës" së grupit, Aldo Bare dhe vëllait të tij Ramadan Shkurti. Më pas kësaj bande iu bashkuan edhe: Maksim Çela, Erion Cici, Dritan Vila, Leonard Prifti, Erion Kashari, Elton Mermali, Petrit Liçi, Jorgo Muzaka, Rexhep Gina dhe Arjan Aliço. Me mbledhjen e këtyre "ushtarëve" përreth "kryetarit", siç e quanin në biseda telefonike Aldo Baren, filluan edhe ekzekutimet në qytetin e Lushnjës ndaj Artur Dajës, shokëve, miqve e familjarëve të tij.
Box
Vrasjet e listuara sipas versionit të Prokurorisë
Vrasja e Xhevat Demirit
Më datë 03.08.1997 në qytetin e Lushnjës është vrarë me armë zjarri shtetasi shqiptaro-maqedonas Xhevat Demiri. Në hyrje të qytetit të Lushnjës, viktima, së bashku me familjarë të tij, janë ndaluar nga katër persona të armatosur, ku ndërmjet tyre ishin edhe të pandehurit Ilir Stergu dhe Afrim Hoxha, Enver Dondollaku dhe Aldo Bare. Pasi kanë vënë maskat në kokë ata kanë qëlluar në drejtim të shtetasit Xhevat Demiri, i cili kishte zbritur nga furgoni, duke i shkaktuar atij vdekjen. Ndërkohë, i pandehuri Arben Boriçi, i cili rrinte në një autoveturë afër vendit të ngjarjes, është afruar me shpejtësi dhe në autoveturë kanë hipur të gjithë personat e sipërcituar.
Vrasja e Nimet Zenelit
Më datë 13.02.1998, në vendin e quajtur Kolonjë të Lushnjës është vrarë me armë zjarri shtetasi Nimet Zeneli. Në rrugën automobilistike, persona të armatosur, ku ndërmjet të tjerëve edhe të pandehurit Arben Boriçi e Ilir Stergu, Enver Dondollaku dhe Aldo Bare i kanë zënë pritë fuoristradës “Toyota” me targë FR 8079 A. Personat e armatosur, pasi kanë parë furgonin të afrohej, kanë qëlluar me armë automatik në drejtim të tij. Në fuoristradë udhëtonte shtetasi Gramoz Selmani, shoku i ngushtë i shtetasit Artur Daja, si dhe shtetasit Masar Aliu dhe Nimet Zeneli, shokë të shtetasit Gramoz Selmani. Ky i fundit, pas goditjes nga grupi i Aldo Bares, me qëllim për t’u shmangur nga goditja e grupit, fshihej te shtetasit e sipërpërmendur. Menjëherë shoferi i fugonit, shtetasi Masar Aliu, ka nxjerrë nga rruga makinën dhe të tre personat kanë dalë nga furgoni dhe janë larguar me vrap. Të pandehurit Arben Boriçi dhe Ilir Stergu kanë ndjekur me vrap dy shtetasit Nimet Zeneli dhe Masar Aliu, duke qëlluar me armë në drejtim të këtyre të fundit. Gjatë ndjekjes, shtetasi Nimet Zeneli është plagosur me armë zjarri dhe nuk ka mundur të largohej. I pandehuri Ilir Stergu, së bashku me të pandehurin Arben Boriçi, i janë afruar të plagosurit dhe kanë qëlluar në drejtim të tij me armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen. Dy shtetasit e tjerë, Gramoz Selmani dhe Masar Aliu, kanë mundur t'i shpëtonin ekzekutimit.
Vrasja e Masar Aliut dhe Idajet Beqirit
Më datë 22.02.1998, në rrugën Kolonjë–Bitaj të rrethit Lushnjë, me qëllimin e vetëm vrasjen e shtetasit Masar Aliu, persona të armatosur, ndërmjet tyre edhe të pandehurit Enver Dondollaku, Ilir Stergu dhe Arben Boriçi, kanë pritur ardhjen me makinë të shtetasit Masar Aliu. Pasi kanë pikasur ardhjen e makinës kanë dalë dhe e kanë ndaluar atë. Ata kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Masar Aliu, duke i shkaktuar vdekjen. Pas kësaj ata kanë qëlluar edhe në drejtim të shtetasit Idajet Beqiri, i cili ka qenë rastësisht brenda në automjet.
Vrasja e Luan Bilbilit
Më datë 18.08.1998, në vendin e quajtur "Kodrat e ullinjve", në afërsi të Fabrikës së Tullave të rrethit Lushnjë është gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi Luan Bilbili, i cili konsiderohej si shok i shtetasit Artur Daja. Në mëngjesin e ditës së ngjarjes, në shtëpinë e Luan Bilbilit kanë vajtur persona të armatosur, ku ndërmjet tyre kanë qenë edhe të pandehurit Ilir Stergu dhe Arben Boriçi. Më pas shtetasi Luan Bilbili është gjetur i vrarë.
Atentati i dështuar ndaj Bares
Në gusht të vitit 1998 është djegur me zjarr banesa e shtetasit Shkëlqim Haxhiu. Persona të armatosur, ndërmjet tyre të pandehurit Ilir Stergu, Arben Boriçi, Enver Boriçi, Erion Cici, Jorgo Muzaka, Rexhep Gina, në bashkëpunim me të pandehurit Aldo Bare, Enver Dondollaku dhe shtetasin e vrarë Leonard Prifti, të cilët ditën e ngjarjes kanë shkuar në shtëpinë e shtetasit Shkëlqim Haxhiu. Pasi nuk kanë gjetur personat që kërkonin, ata i kanë vënë zjarrin shtëpisë dhe kanë marrë me vete disa nga personat që ndodheshin brenda në të. Ngjarja në fjalë është e lidhur me një ngjarje tjetër e ndodhur në Lushnjë në të njëjtën ditë. Paraditen e ditës së ngjarjes është bërë goditja me antitank e një makine në Sul Zotaj (Lushnjë), ku ndodhej edhe drejtuesi i grupit kriminal, i pandehuri Alfred Shkurti. Në vendngjarje ka qenë edhe furgoni i shtetasit Shkëlqim Haxhiu, nga ku është qëlluar me antitank dhe armë zjarri në drejtim të makinës ku ndodhej i pandehuri Aldo Bare dhe pjesëtarë të tjerë të bandës së tij.
Masakrimi i kufomës së Artur Dajës
Më datë 21.10.1998, në fshatin Grabian të Lushnjës, pasi është dëgjuar një plasje eksplozivi, janë gjetur në vendngjarje pjesë të një trupi njeriu. Ditën e vrasjes së Artur Dajës, në sheshin e qytetit të Lushnjës, pjesëtarë të grupit kriminal të drejtuar nga Aldo Bare kanë shëtitur nëpër shesh kokën e prerë të kufomës së Artur Dajës. Ndërmjet tyre, në ngjarjen kriminale të ekspozimit të kokës së prerë kanë qenë edhe të pandehurit Ilir Stergu, Arben Boriçi, Erion Cici, Arjan Aliço, Enver Boriçi, Enver Dondollaku, shtetasi i vrarë Leonard Prifti dhe persona të tjerë. Të gjitha viktimat kanë qenë shokë apo miq të shtetasit Artur Daja, i cili ishte kundërshtari i drejtuesit të organizatës kriminale të drejtuar nga ana e të
pandehurit Aldo Bare. Viktimat nuk kanë pasur konflikte personale me të pandehurit.
Banda
Alfred Shkurti/Aldo Bare (në gjykim)
Ilir Stërgu (në gjykim)
Afrim Hoxha (në gjykim)
Arben Boriçi (në gjykim)
Enver Boriçi (në gjykim)
Enver Dondollaku (në gjykim)
Jorgo Muzaka (në gjykim)
Rexhep Gina (në gjykim)
Arian Aliço (në gjykim)
Maksim Çela (i dënuar me 25 vjet burg)
Erion Cici (i dënuar me 25 vjet burg)
Dritan Vila (i dënuar me burgim të përjetshëm)
Leonard Prifti (i vrarë)
Erion Kashari (i dënuar në Lushnjë)
Elton Mermali (i dënuar në Lushnjë)
Petrit Liçi (i penduar, i dënuar me 7 vjet burg)
VRARË
Genci Kashari
Artur Daja
Xhevdet Demiri
Artan Sulçe
Bledar Haxhia
Nosh Gjeloshaj
Alfred Pirra
Klenti Bano
Nimet Zeneli
Masar Aliu
Idajet Beqiri
Luan Bilbili
PLAGOSUR
Bernard Linatopit
Bardhyl Kurti
Arben Kicja
26 Nentor 2009