Pas ekstradimit Aldo Bare lihet i vetëm në qeli
Asnjë kërkesë për ta takuar nga të afërmit dhe nga avokati. Pas tri ditësh do të dalë para Drejtësisë shqiptare për t’u njohur me akuzat
Laureta Rryçi
Aldo Bare, i njohur ndryshe me emrin Alfred Shkurti, ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit pas dhjetë vitesh në kërkim nga Drejtësia shqiptare. Pas dorëzimit nga autoritetet turke, efektivët shqiptarët duket se kishin planifikuar deri në detaj shoqërimin e Bares për në Tiranë dhe vendosjen në një dhomë të veçantë.
Çarteri u ul në orën 10:05 minuta. Bare, pavarësish se ishte i lidhur duar e këmbë, sërish në dy anët e tij ishin dy specialë. Më pas, me një makinë të blinduar, u transportua fillimisht në Komisariatin e Aeroportit dhe më pas drejt qelive të paraburgimit të 313-ës. I konsideruar person i rrezikshëm, Bare, gjatë gjithë kohës është shoqëruar në vëmendjen e policëve, forcave të RENEA-s dhe krerëve të Policisë shqiptare që dje kishin "pushtuar" Aeroportin duke arritur madje të bllokonin për pak çaste punën rutinë në të. Fatin e Aeroportit pati edhe autostrada Tiranë-Durrës. Autostrada u bllokua për rreth gjysmë ore dhe makina të shumta policie shoqëruan automjetin e blinduar drejt Tiranës për në Burgun e Sigurisë së Lartë Nr. 313.
Qelia
Pas ekstradimit duket se Bares nuk i ishte rezervuar ndonjë pritje kushedi se çfarë. Përkundrazi, drejtuesit e Burgut 313 mësohet se prej ditësh kishin marrë një udhëzim të posaçëm për mënyrën se si do të veprohej me këtë të paraburgosur që për shkak të akuzave nuk është si gjithë të tjerët. Menjëherë sapo Bare ka shkelur në ambientet e brendshme të paraburgimit i është hapur kartela e posaçme me të dhënat personale dhe më tej dy gardianë e kanë shoqëruar Baren për në qelinë e tij. Ndërsa të paraburgosurve të tjerë u duhet të ndajnë qelinë me tre ose më shumë bashkëvuajtës, për Baren kjo nuk përbën problem, pasi është lënë krejt i vetëm. Në këtë mënyrë, pavarësish se kthehej pas dhjetë vitesh, Bare nuk është se ka pasur shumë mundësi të fliste shumë në gjuhën shqipe. Madje, drejtuesit e burgut kanë menduar që ai të mos ketë mundësi të paktën për momentin dhe të takohet me anëtarët e tjerë të bandës, që mbahen edhe si miqtë e tij të hershëm. Një pjesë e mirë e tyre vazhdojnë të jenë në paraburgim për shkak se janë në gjykim në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Vetmia e Bares vazhdon edhe më tej. Drejtuesit e burgjeve shpjegojnë se asnjë i afërm nuk ka ardhur të interesohet për të.
Përballja
Në orët e para që ka kaluar Bare në vendlindje nuk ka pasur mundësi të takohej me avokatin e zgjedhur prej tij, që po e përfaqëson në proceset që janë në gjykim. Sipas procedurave duhet që Bare të bëjë kërkesë për takim me avokatin dhe më pas të realizohet. Megjithatë, edhe pse ky takim nuk u realizua dje, do të realizohet me domosdoshmëri këto ditë, pasi pas dy ditësh Bare do të dalë para Gjykatës për t’u përballur për herë të parë me akuzat e ngritura ndaj tij.
Arrestimi në Turqi
Aldo Bare u arrestua më 25 mars të vitit 2006 në Ankara. Alfred Shkurti, i njohur me nofkën Aldo Bare, konsiderohet nga Drejtësia shqiptare si drejtuesi i bandës kriminale të njohur me emrin e tij. Aldo Bare u arrestua nga Policia turke në Ankara, i maskuar me një pasaportë false maqedonase me emrin Mikel Kodra. Arrestimi i Bares u bë pas një bashkëpunimi me Policinë turke dhe Interpol Ankaranë, si dhe një numër policish të vendeve të tjera partnere. Për 3 vjet Drejtësia shqiptare punoi për ekstradimin e Bares në Shqipëri. Në të njëjtën kohë, edhe Drejtësia italiane ishte e interesuar për ekstradimin e Bares për shkak të disa veprave penale që dyshohet se shqiptari kishte kryer atje. Bare pretendoi, nëpërmjet avokatit të tij turk, se nuk duhet të ekstradohej në Shqipëri pasi kthimi i tij rrezikohej deri në eliminim fizik. Gjithsesi, pas procedurash të gjata në disa shkallë e procese gjyqësore në Turqi, Drejtësia shqiptare mundi që ta ekstradojë të shumëkërkuarin. Aldo Bare po gjykohej në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasje, vjedhje dhe trafik droge. Pas ekstradimit, gjykimi do të vazhdojë tani me vetë dëshmitë e Aldo Bares.
Aldo Bare dhe organizata e tij kriminale akuzohen edhe për:
- vrasjen dhe dekapitimin (prerjen e kokës dhe shëtitjen në publik) të Artur Dajës në qytetin e Lushnjës;
- vrasjen në qendër të qytetit të shtetasit shqipataro-maqedonas Xhevat Demiri;
- vrasjen për shkake të cilësive të veçanta, mbetur në tentativë, të shefit të Komisariatit të Policisë Lushnjë, Sinan Meta;
- vendosjen e lëndës eksplozive me telekomandë në stadiumin e futbollit të qytetit të Lushnjës;
- vrasjen në vitin 2000 të inspektorit të Policisë Krimianle, Klejdi Bano;
- vendosjen në vitin 2001 të eksplozivit në banesën e inspektorit të Policisë së Rendit, Idriz Shuli;
- vrasjen në janar të vitit 2005 të Klodian Haxhiut;
- vendosjen në mars të 2005-s të eksplozivit në banesën e një punonjësi policie në rrugën “Don Bosko” në Tiranë;
- vendosjen e minës me telekomandë në makinën e ish-drejtorit të Policisë Kriminale, Xhavit Shala;
- vrasjen në vitin 2005 të biznesmenit Baki Taullau;
- disa vepra të tjera penale, të cilat janë në hetim; për vrasjen e ish-kryetarit të SHIK-ut të rrethit Lushnjë, Bashkim Shkurti; për vrasjen e ish-nënkryetarit të Bashkisë të qytetit Lushnjë, Drago Voshtima, vrasje këto të kryera në vitin 1998.
26 Nentor 2009