Historia…asgjë tjetër vçse përsëritje!!!
Të parët kanë patur të drejtë, kur thonin se historia, nuk është gjë tjetër vçse përsëritje. Në një mënyrë apo në një tjetër, është me të vërtetë kështu. Lidhjet shqiptaro-kineze, duket se e vërtetojnë këtë fakt. Tirana e vogël dhe Pekini i madh, kanë patur një histori të çuditshme "dashurie"në rreth 50 e ca vjet marrdhënie mes tyre. Të gjithë e dimë prishjen e famshme, e portretizuar bukur te "Koncerti"i Kadaresë, një thyerje mes dy diktatorëve, Mao Ce Dun dhe Enver Hoxha. Shkaku ishte një dhe i vetëm. Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithsesi dy vendet, u rilidhën sërish në fillim të viteve `90, ndoshta jo me pasionin e "dashurisë së parë"që s`ishte kurrsesi e para për Shqipërinë e viteve komuniste. Marrdhëniet vijuan gjithmonë duke ndjerrë në pah Tiranën që fliste për "një Kinë të vetme”, pra mosnjohje të Taivanit, ndërkohë që Kina asnjëherë nuk e bëri qejfin qeder të thonte ndonjë llaf për Kosovën, ndonëse kjo nuk është një çështje e brendshme e Shqipërisë. Madje, duket se kombi më i madh në botë, është në krahun e Beogradit. Gjithsesi marrdhëniet mes Tiranës dhe Pekinit, ishin të mira, deri para pak ditësh. Pesë qytetarë kinezë, turkofonë të rracës uigure, pakica më e madhe në Republikën Popullore, kërkuan azil politik nga Tirana zyrëtare. Ata sapo ishin liruar nga burgu amerikan i Guantanamos në Kubë dhe ishin sjellë në Shqipëri, me talimate të vçanta të Uashingtonit zyrëtar. Amerikanët thanë se nuk do t`i dorëzonin uigurët në Pekin, sepse atje mund të keqtrajtoheshin. Gjithsesi, pesë shtetasit dolën edhe për kafe në rrugët e Tiranës, ndërsa Pekini zyrëtar kërkoi ekstradimin e tyre. Qeveria kineze, shetasit e saj muslimanë nuk i konsideronte si azilantë apo emigrantë të thjeshtë, por si persona të dyshuar për terrorizëm. Gjuha e butë në fillim, u pasua nga tone më të ashpra, që kurrë nuk ishin parë në komunikimin politiko-diplomatik të kinezëve ndaj Shqipërisë. Edhe atëherë kur urat ishin shkatërruar mes dy vendeve, pala kineze këtë nuk ja kishte transmetuar popullit të saj. Dhe mëse 28 vjet pas "Prishjes së Parë”, në horizont papritur dhe çuditërisht shfaqet ftohja e dytë më miqtë tanë të largët komunistë. Dhe shkaku, mbetet një dhe i pandryshueshëm. Shtetet e Bahskuara të Amerikës. Nëse dikur, Kadare do të shkruante se Enver Hoxha kishte kritikuar "shokun Mao”, për hapjen dhe marrdhëniet me SHBA, tashmë ndodh e kundërta. Kina akuzon Shqipërinë për lidhjet dhe bindjen e treguar ndaj Shteteve të Bashkuara. Pra, historia s`mbetet tjetër vçse një përsëritje. Tashmë pritet më interes se ç`do të ndodhë mes dy vendeve. Shefi i politikës së jashtme shqiptare, Besnik Mustafaj, mohoi sëfundi faktin se ka një krizë mes dy vendeve. Ai gjithashtu tha se do të vizitojë Pekinin në vjeshtë, ashtu siç ishte parashikuar. Pritet me interes vendimi i Tiranës zyrëtare lidhur me pesë azilkërkuesit, të cilët janë kthyer në një mollë sherri mes Tiranës dhe Pekinit.