Të jemi objektivë!
Shqiptarët dhe malazezët kanë një të kaluar pak a shumë të ngjashme, herë të lumtur, herë të hidhur. Ngatërresat janë nxitur më shumë nga pushtuesit turq, italianë dhe austriakë në anën shqiptare, ndërsa nga serbët, rusët dhe bullgarët në anën malazeze. Të gjitha vendet e botës kanë përjetuar një histori të tillë. Siç duket, shqiptarët dhe malazezët kanë një rrënjë të përbashkët dhe mund të shortohen me degën e ullirit ilir.
Pas dy luftërave botërore dhe Luftës së Ftohtë shoqëria njerëzore pësoi ndryshime të mëdha. Shekulli i kaluar shënoi edhe dy revolucione të mëdha, atë të vitit 1917 dhe të vitit 1989, që ishin diametralisht të kundërta, ashtu siç kishin qenë edhe rezultatet e tyre. Revolucionin e parë të vitit 1917 e kishin drejtuar mendjet më të errëta të kohës, ndërsa revolucionin e vitit 1989 e kishin drejtuar mendjet më të ndritura të shekullit. Dijetarët e njohur të shkencave shoqërore i kishin parashikuar ato ndryshime si fenomene të pashmangshme. Ndryshimet e vitit 1989 sollën lindjen e shumë shteteve të reja. Shkenctarët e kësaj fushe parashikojnë lindjen e qindra shteteve të tjera gjatë shekullit XXI. Demokracitë e vërteta nuk i pëlqejnë shumë hegjemoniste. Mbijetesa e popujve të vegjël dhe të shtypur është e rëndësishme për kohën e re. Shumë popuj kishin rënkuar nën hegjemoninë ruse dhe serbe gjatë shekujve të kaluar, por, siç duket, sivjet në Ballkan do të marrë fund kjo hegjemoni dhunuese dhe vrastare. Të gjithë e dimë se Kosova dhe Mali i Zi janë shtatzënë dhe sivjet do të lindin. Shumica e ekspertëve mendojnë se Mali i Zi do të lindë normalisht, pa ndërhyrje kirurgjike, çfarë do të ndodhë edhe me Kosovën, pasi i kishte përjetuar ato ndërhyrje kirurgjike disa vjet përpara lindjes. Këto akte njerëzore janë të vështira dhe mund të kenë pasoja. Familja dhe shoqëria duhet të jenë tepër të kujdesshme, duke dhënë kontributin maksimal, që foshnja e porsalindur të mos ketë pasoja. Këto ligje hyjnore dhe natyrore i respektojnë të gjitha shoqëritë e qytetëruara. Shqiptarët dhe malazezët këto ditë janë shumë të shqetësuar për të ardhmen e tyre. Nuk kanë faj sepse kanë pësuar rende nga hegjemonia serbe. Lindja e Kosovës si shtet i pavarur do të jetë fitorja e dytë më e madhe e popullit shqiptar. Nanën Arbëri do ta gëzojë Zoti edhe me një djalë. Por edhe ndarja e Malit të Zi nga Serbia do të ishte një qetësim për shqiptarët në trojet e tyre në atë republikë. Shqiptarët dhe malazezët kanë një të kaluar pak a shumë të ngjashme, herë të lumtur, herë të hidhur. Ngatërresat midis tyre në të kaluarën ishin nxitur nga të huajt. Siç duket, shqiptarët dhe malazezët kanë një rrënjë të përbashkët dhe mund të shortohen me degën e ullirit ilir. Dijetari malazez me famë botërore, Millovan Gjillas, në librin e tij me titull "Njegoshi: Poet, Princ dhe Peshkop", botuar anglisht në Neë York në vitin 1966 nga "Harcourt, Brace & Ëorld Inc." thotë: "Nëse fiset malazeze nuk janë konglomerate imigrantësh sllavë ose ilirë, ato janë patjetër klane gjaku, fise shqiptarësh, banorët më të vjeter te Gadishullit Ballkanik. Nuk përjashtohet këtu as krahina e Njegushit. Rrënjët e Njegoshit, thotë Millovan Gjilllas, shtrihen thellë në të kaluarën mitologjike sllavo-ilire". Të gjithë shkencëtarët seriozë e kanë respektuar teorinë iliro-shqiptare të malazezëve përvç dijetarëve shoviniste serbe, siç ishte Vasa Çubrilloviq, i cili e kishte rrënuar me dhunë këtë të vërtetë historike në Akademinë e Shkencave të Malit të Zi në verën e vitit 1981 pas ngjarjeve në Kosovë. Gjatë viteve `70 ishin bërë studime të rëndësishme për origjinën ilire të malazezëve, por hegjemonia e kishte shembur këtë të vërtetë njësoj si në kohën e inkuizicioneve. Dhunë e cila më vonë u shndërrua në bumerang. Shqiptarët ishin dëmtuar më shumë se asnjë popull tjetër nga hegjemonia serbe. Edhe Mali i Zi kishte pësuar nga dhuna serbe, pavarësisht se ata kishin fituar lirinë e tyre 128 vjet më parë dhe e kishin ruajtur për 40-vjet. Pretendimet serbe për pushtimin e Malit të Zi nuk kishin pushuar kurrë. Pas shumë luftërash, intrigash e përpjekjesh serbët e kishin shembur atë mbretëri të vogël 88-vjet më parë. Poeti ynë kombëtar Gjergj Fishta në fillim të shekullit të kaluar e kishte paralajmëruar në mënyrë profetike lindjen e Shqipërisë dhe humbjen e Malit të Zi. Në këngën "Ndërmjetësija" në "Lahutën e Malësisë" Gjergj Fishta thotë: "Venu shej ti fjalëve t`mija:/ Se do t`vijë, po lum zotnija, / Koha n`t`cillën Shqyptarija / Zojë m`vedvedi ka me dalë; / Por, m`fal faj`n ti për kët fjalë, / Mal të Zi ma s`ka me pas: / Serbi vlla do t`a humbasë, / Pa kqyre t`drejtë, pa kqyrë arsye./ Serbin shqype ke mbi krye / Ka për t`lane ky i dite pa sy, / Kthellte ne rrashte, po, tue t`i grrye".
Edhe filozofi Millovan Gjillas thotë se poeti kombëtar Njegoshi kishte pësuar zhgënjime të mëdha nga intrigat dhe pretendimet ruso-serbe. Ai thotë se Njegosh kishte gjetur më shumë mbështetje tek vendet e Evropës Perëndimore. Edhe Millovan Gjillas vetë kishte gjetur mirëkuptim dhe përkrahje ne Perëndim, kryesisht në Shtetet e Bashkuara. Ai kishte qenë njëri prej disidentëve më të shquar të botës, i cili kishte dhënë kontribut të madh për shembjen e diktaturës komuniste. Kush kishte menduar se një vend kaq i vogël siç është Mali i Zi mund të kishte lindur një ideolog dhe disident aq të madh. Është njoftuar botërisht se më 21 maj të këtij viti do të mbahet referendumi për pavarësinë e Malit të Zi. Natyrisht se në këtë referendum do të marrin pjesë edhe shqiptarët në këtë vend. Ndarja e Malit të Zi nga Serbia ka rëndësi jashtëzakonisht të madhe për të ardhmen e shqiptarëve në Mal të Zi. Pothuajse të gjitha gjenocidet dhe tragjeditë kundër shqiptarëve në Mal të Zi, në Kosovë dhe në Shqipëri i ka drejtuar politika e Serbisë. Malazezët që kanë bërë vepra kriminale kundër popullit shqiptar kanë qenë në shërbim të politikës serbe. Pa Serbinë nuk do të kishin bërë masakra të tilla. Është mirë të respektohet dhe të mbështetet dëshira e tyre për ndarje me Serbinë. Natyrisht se shqiptarët nuk janë të kënaqur. Qeveria malazeze nuk i ka përfillur kërkesat e tyre për të drejtat kombëtare. Trojet shqiptare janë të prapambetura dhe qeveria qendrore nuk ka bërë asnjë investim serioz në rajonet shqiptare në Mal të Zi. Pjesëmarrja shqiptare në jetën politike, shoqërore dhe ekonomike të Malit të Zi, gjegjësisht Jugosllavisë ishte nën nivel. Prirjet diskriminuese janë vënë re vçanërisht gjatë periudhave të fuqizimit të klaneve serbe. Deri vonë udhëheqësit e lartë malazeze kanë mbajtur krahun e Sllobodan Millosheviqit. Më në fund e kishin kuptuar se ishte një politikë e çmendur dhe u larguan prej tij. Ata kishin bërë gabime kundër Kroacisë dhe Bosnjes. Por ato gabime nuk i përsëritën kundër Kosovës. Duhet të jemi objektiv. Ata u sollën mirë me refugjatët shqiptarë të Kosovës. Gjatë Luftës në Kosovë kemi vajtur në Han të Hotit në Shqipëri dhe kemi biseduar me shumë refugjatë nga Kosova, që të gjithë tregonin fjalë të mira për qëndrimin ose kalimin nëpër Mal të Zi. Kjo sjellje fisnike e popullit dhe qeverisë malazeze meriton respektin e gjithë popullit shqiptar. Largimi i shqiptarëve vendas nga Mali i Zi nuk është bërë me dhunë, por për shkaqe ekonomike. Pothuajse të gjitha veprat e mbrapshta kundër shqiptarëve në Mal të Zi janë kurdisur në Beograd. Shumë burime serioze ndërkombëtare tregojnë se shumica e malazezëve kërkojnë të ndahen një herë e përgjithmonë nga Serbia. Boshnjakët dhe shqiptarët janë vrarë e torturuar më shumë se askush tjetër nga ushtria dhe policia serbe dhe ata duhet t`i prijnë ndarjes. Natyrisht se Serbia ka futur shumë agjentë dhe shumë financa kundër pavarësisë së Malit të Zi. Siç duket edhe disa shqiptarë janë vënë në këtë shërbim. Shihet qartë se disa prej tyre janë të paguar për të ruajtur hegjemoninë serbe, sepse ëndërrojnë akoma dhe kanë nostalgji për atë ish shtetin e tyre të fortë të dashur prej Trigllavi e në Gjevgjeli. Ata i kanë akorduar veprimet me disa shqiptarë të Amerikës, të cilët ende vajtojnë për Jugosllavinë. Na kujtojnë kohën e Haxhi Qamilit. Ato ditë që gjermanët po shembnin Murin e Berlinit në vitin 1989 disa shqiptarë komunist kishin vajtur në Berlin dhe i kishin vënë duart dhe krahët e tyre në mbrojtje të atij muri famkeq. Nga shqiptarët nën Mal të Zi kanë pritur 130 vjet për të drejtat kombëtare, a nuk mund të presin edhe disa ditë? Kërkojnë nga Parlamenti i Malit të Zi miratimin e ligjeve nëpër tym. Pozicionimi i tyre i ngjan atij të breshkës me lepurin. Ata mendojnë se para pavarësisë do të bëhen mrekullira. Nuk kuptojnë se të drejtat kombëtare dhe njerëzore fitohen gradualisht. Shtetet e Bashkuara kishin shpallur pavarësinë atëherë kur në shoqërinë amerikane ishte e plotfuqishme skllavëria. Të gjithë e dimë se pavarësia e Malit të Zi ndihmon edhe pavarësinë e Kosovës, por këtyre "patriotëve" nuk u intereson ardhmëria e 2 milionë e gjysmë shqiptarëve në Kosovë. Lodrojnë si kuaj shtrigash prej vendi në vend. Gjergj Fishta do të kishte thënë për këta politikanë shqiptarë: "Këtu një javë, atje një muaj, ha e pi e mos paguaj". Nuk duan t`i kuptojnë as ligjet e natyrës. Bile disa që vijnë atje në Mal të Zi për verime shesin gjithë ato mend për "pasuritë e tyre të pamatura" në Amerikë. Kur shkojnë nëpër qytetet bregdetare të Malit të Zi pohojnë se janë amerikanë, sepse kështu mund të zgjojnë "epshet " e ndonjë gruaje të varfër e cila ka nevojë për dollarët e tyre. Shkojnë atje për krenari e jo për ndonjë punë të mbarë. Me lodrat e tyre amerikane dëshpërojnë të varfërit e farefisit dhe të fshatit të tyre. Pavarësinë e Malit të Zi dhe të Kosovës e shohin si një ndeshje futbollistike. Nuk duan ta kuptojnë se shqiptarët në Malin e Zi të pavarur dhe demokratik do të kenë një ardhmëri më të sigurt dhe më të lumtur. Nuk është në traditën shqiptare të kapet një çështje madhore për fytit në momente kritike. Këto sjellje nuk janë të traditës shqiptare. Një popull fisnik nuk vepron në atë mënyrë. Hajdutët presin momentin kritik, por më në fund nuk gëzojnë shumë nga ato hajdutëri. Ndoshta kanë frikë se Mali i Zi i pavarur fluturon në Mars, e jo në Evropë. Një shtet i vogël si Mali i Zi do të jetë i përkëdhelur nga Perëndimi demokratik, edhe shqiptarët në këtë republikë të re do të respektohen më shumë. Pozicionimi i tyre midis Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës është zgjidhje e mirë në këto kushte. Vota e shqiptarëve për pavarësinë e Malit të Zi është detyrë njerëzore dhe kombëtare.
(Autori është publicist, ish gazetar i "Zërit të Amerikës")