Në kërkim të paqes sociale
Pas serisë së akteve të dhunës në Francë, emigrantët muslimanë në getot e Evropës dhe integrimi i tyre në shoqëri janë bërë një temë e nxehtë. Njerëzit u shokuan teksa shihnin dyqanet dhe automjetet të përfshirë nga zjarri. Evropa po përballej me një makth
të ri. A ishin këto ngjarje me të vërtetë rebelim i emigrantëve të braktisur në fatet e tyre, apo iniciale
përpara rritjes së mëtejshme të problemeve sociale? Më e rëndësishme, dikush mendon, por sikur këto ngjarje
të përsëriten në vendet e tjera të Evropës ku getot, shoqëritë paralele dhe integrimi i emigrantëve, janë
çështje të debatuara shpesh, duke filluar me Gjermaninë. Mund të vlerësohet pak ideja që nuk mund të krahasohen emigrantët e Francës me ata të Gjermanisë për shkak të diferencave historike dhe kulturore në strukturat sociale. Gjithashtu
karakteristikat tipike të getove dhe trajtimi i qeverisë për emigrantët tregon se ngjarje të tilla të padëshirueshme mund të ndodhin përherë. Fillimisht emigrantët të cilët janë të detyruar të jetojnë nëpër geto dhe që zakonisht nuk mund të asimilohen janë të
izoluar nga shoqëria në termat e gjuhës, kulturës dhe fushave të edukimit. Kemi shembuj të qartë të kësaj në
Gjermani, ku një numër i madh i emigrantëve duke jetuar në një zonë të caktuar hasin një sërë problemesh si në gjuhë ashtu edhe në edukim. Shumë të rinj e fillojnë jetën pa një edukim të mirë pa mundësi karriere dhe pasi kanë patur eksperienca negative në
jetën shkollore. Të rinj të tillë janë kryesisht parazitë që nuk kanë arrirë asnjë gjë për një edukim të mjaftueshëm dhe pa ndonjë ndjenjë të vçantë humaniteti. Ata tentojnë t'i zgjidhin problemet e tyre me dhunë dhe sigurisht janë të hapur ndaj
manipulimeve. Ne përballemi me një rrezik potencial për sa kohë që kjo situatë qëndron e njëjtë. Ngjarjet
e Parisit mund të përsëriten në çdo vend. gjetja e zgjidhjes dhe forcimi i paqes sociale para se këto ngjarje të padëshirueshme ndodhin është padyshim një alternativë më e mirë sesa dërgimi i autoblindave të policisë në zonat periferike. Politikanët dhe
administratorët lokalë duhet të adoptojnë platforma më sensitive për emigrantët ose në të kundërt minoritetet
që jetojnë në geto apo lokalitete të ngjashme, e kanë këtë potencial. Gjermanët për shembull fillimisht duhet të heqin dorë
nga fajësimi i problemeve për shkaqe fetare dhe etnike dhe të formojnë një platformë qendrore për një vizion
të qartë të jetës në bashkësi. Aktualisht kushtetua gjermane nuk e citon diçka të tillë në përmbajtjen e saj. Megjithëse në nenin e parë thuhet se: Dinjiteti i individit është i pacenueshëm; gjermanët në strukturat administrative shpesh dështojnë në përmbushjen e këtij principi. Kushdo që vëzhgon shoqërinë gjermane, në këtë aspekt mund të dëshmojë se si dinjiteti i emigrantëve dhunohet, se ata shikohen me përçmim, dhe psikologjikisht të izoluar nëpër shkolla, fabrika dhe në vende të tjera të punës. Përtej dhunimit të
dinjitetit individual ofendimit me fjalë ose me veprime, ndonjëherë sulmohet edhe nacionaliteti i tyre. Më keq, ndodh kur pushtetarët demonstrojnë një sjellje të tillë në deklaratat e tyre për median. Është fakt që getot apo lokalitetet e ngjashme në Gjermani nuk u formuan nga minoritetet. Fillimisht emigrantët që erdhën si punëtorë afro 40 vjet më parë
filluan të jetonin afër vendeve të punës. Kështu që, numri i të huajve në shkolla në këto lagje filloi të
rritej. Kështu formimi i getove filloi me vendosjen afër vendeve të punës dhe ajo ndikoi edhe në
institucionet arsimore. Nga ana tjetër, fakti që shumë pronarë gjermanë refuzuan t'i lejonin emigrantët në
apartamentet e tyre kishte dhe akoma ka një rol në formimin e këtyre getove. Përballë këtij fakti një
ministër i një prej partive gjermane bëri një koment interesant posaçërisht për komunitetin turk duke
thënë: "Turqit e konsiderojnë veten superiorë ndaj gjermanëve. Kështu që ata zgjedhin të jetojnë në geto
në vend të integrimit në shoqërinë gjermane."Duke dëgjuar opsione të tilla çdokush mund të kujtojë
këndvështrimin e vjetër të nazistëve për hebrenjtë. Një nga shkaqet për tendenca të tilla është se
politikanët mundohen të fitojnë kredibilitet duke adoptuar politika të tilla për të thithur votat e
nacionalistëve. Sigurisht politika të tilla nuk janë në shërbim të shoqërisë dhe historia ka provuar se ai
që nxit kaos social është i pari që duhet të paguajë çmimin. Kur deklaratat provokative dhe armiqësore të
politikanëve krijojnë armiqësi, është media që duhet të marrë përsipër përgjegjësinë për përforcimin e
paqes. Fatkeqësisht e braktisur në rolin e saj pozitiv, një pjesë e medias gjermane thjesht simpatizon flakët.
Gati çdo ditë ato ekzagjerohen ngjarjet margjinale dhe shoqëria gjermane është e keqinformuar për muslimanët.
Kështu media në fakt është duke përgatitur terrenin e trazirave sociale të ngjashme me ato që ndodhën në
Francë. Për shkak të injorancës dhe fanatizmit që i karakterizon ata nxisin të njëjtin reaksion edhe nga
krahu tjetër. Edhe pas ngjarjeve provokative të publikimit të karikaturave denigruese ndaj Profetit dhe rrjedhimisht edhe të gjithë muslimanëve në botë, shumë muslimanë protestuan brenda kornizave demokratike. Përvç kësaj shumë mjetet e komunikimit
masiv në Evropë përdorën lirinë e shtypit si një justifikim për dhunimin e vlerave të shenjta të muslimanëve dhe gjithashtu tentuan t'i tregojnë si njerëz që përkrahin dhunën, duke shfaqur pamje filmike nga demonstrime në rrugë dhe ngjarje të dhunshme,
sikurse miliona muslimanë kanë aprovuar përdorimin e dhunës. Fakti që muslimanët evropianë protestuan
kundër provokimeve brenda të drejtave të tyre demokratike është eklipsuar dhe fatkeqësisht islamofobia akoma vazhdon të rritet. Në vazhdim po japim një shembull konkret të pozicionimit negativ të medias gjermane kundër muslimanëve: Në një program
lajmesh në ZDF Channel, reporteri i bën pyetje Senatorit Francez të të Gjelbërve ne Parlamentin Evropian Daniel Cohn-Bendikt. Programi ishte një provë e qartë e nevojës urgjente për një ndryshim radikal në mentalitetin gjerman rreth Islamit dhe muslimanëve. Dy pika u theksuan nga reporteri: roli i fesë dhe refuzimi i të rinjve ndaj integrimit! Senatori vetëm qeshi dhe përgjigja e tij thjesht nxori në shesh se sa sipërfaqësore ishin komentet e reporterit: "Ngjarjet në zonat suburbane në asnjë mënyrë nuk janë të lidhura
me fenë. Disa nga njerëzit e braktisur në fatin e tyre dhe të diskriminuar për dekada me radhë mund të jenë
kthyer në fe, por rebelimi nuk ka karakter fetar. Shumë të rinj dëshirojnë të përfitojnë nga mundësitë e arsimimit. Ata duan të integrohen, por e ndjejnë se si janë të diskriminuar kur shikojnë shkollat e tyre"Politikat integruese të Gjermanisë, Britanisë,
Holandës dhe Francës kanë dështuar të gjitha. Por përse? Sepse identiteti kulturor i popullit është injoruar; janë imponuar politika që i detyrojnë ata të braktisin identitetet e tyre fetare dhe kombëtare dhe të asimilohen në kulturën e një vendi ku ata jetojnë. Sot, vendet evropiane kanë nevojë të rishikojnë politikat e tyre integruese dhe në të njëjtën kohë të zhvillojnë një vizion të ri të bashkëjetesës, që është përtej integrimit. Ngjarjet në Holandë në fund të vitit 2004 dhe ato në Paris në 2005, së bashku me të
fundit, paturpësitë e karikaturave, janë mësim për autoritetet shtetërore dhe duhet t`i shtyjnë ata të nxjerrin konkluzione të rëndësishme. Masat paraprake që duhet të merren janë kërkimi i rrugëve për shtimin e mundësive të edukimit në zonat periferike dhe nxitja e medias që t`u japë fund skenarëve të horrorit dhe në vend të tyre të përgatisë lajme më të ndjeshme dhe informative që të kontribuojë për paqen në shoqëri. Nga ana tjetër problemet e lidhura me integrimin në Evropë, janë përgjithësisht më të lidhura me emigrantët muslimanë. Dihet që në shumë vende politikat integruese me emigrantët e krishterë kanë
dalë me sukses. Spanjollët dhe italianët ne Francë dhe polakët në Gjermani mund të jepen si shembull. Të njëjtat politika integruese nuk funksionuan për muslimanët në vende si Franca, Gjermania dhe Holanda. Për këtë arsye terma si "Integrimi"nuk kanë shumë kuptim tashmë për emigrantët muslimanë. Edhe pas disa dekadash të politikave integruese shumica e muslimanëve akoma nuk e dinë se me çfarë ata duhet të integrohen. Asnjëri nuk e mohon faktin që ata duhet të pajtohen me ligjet gjermane, konform rregullave sociale dhe të mësojnë gjuhën gjermane. Kur Ministrja Gjermane Prof. Maria Böhmer tha që emigrantët duhet të
flasin gjermanisht, të mësojnë historinë gjermane, të pranojnë vlerat sociale dhe të pajtohen me sistemin legal, kjo sigurisht u pranua nga të gjitha palët. Në këtë pikë është e nevojshme që të dyja palët të shfaqin një qasje pozitive për të arritur një zgjidhje të shëndetshme. Nga njëra anë kemi shumë muslimanë që ruajnë identitetin e tyre dhe janë qytetarë të respektuar nga komshinjtë e tyre gjermanë. Në anën tjetër disa ekstremistë në komunitetin gjerman vetëm nxisin paragjykimet e tyre kundër emigrantëve,
pavarësisht se si ata veprojnë. Sidoqoftë nuk duhet të arrihet në konkluzione dhe të bëhen përgjithësime për
të gjithë gjermanët. Herët a vonë përpjekjet pozitive do të fitojnë respektin që meritojnë. Kur të dyja palët takohen me ndershmëri dhe qëllime të mira për dialog, jemi dëshmitarë që ai "vizioni i ri i bashkëjetesës"nuk është një ëndërr, por një realitet i prekshëm. Secili duhet ta mbajë në mendje që ndjenja e dashurisë, mirësisë dhe përgjigjet e përshtatshme pozitive janë të përherë të pranishëm në natyrën njerëzore. Të gjithë ne kemi mekanizma të ndërgjegjshme për të çmuar këto ndjenja. Detyra jonë është që këto ndjenja ekzistuese në natyrën humane ti kthejmë në drejtime pozitive, gjë që është në përputhje të plotë edhe me mësimet e tëgjitha feve.
Marrë nga "The Fountain”
Përktheu Agron HOXHA