Më shumë liberal, pas ikjes së “Liberalëve”
Në mbledhjen e fundit të qeverisë Kryeministri dha lajmin e madh se së shpejti do të liberalizohen procedurat e liçensimit në shumë sektorët të ekonomisë. Periudha e parazgjedhjeve të 3 korrikut ishte një kohë e artë për liderin e Partisë Demokratike. Ai i ishte përveshur punës për të përmirësuar imazhin e tij disi negative të trashëguar që nga viti `97. edhe pse i gjithë faji i për atë kohë të mbrapshtë , jam i sigurt që nuk i përket atij, por një pjesë e mirë edhe atyre që e gëzuan pushtetin pas këtyre ngjarjeve. E megjithatë ndryshe nga filozofia e tij politike Berisha kishte pranuar që duhet të ndryshojë diçka tek mënyra e të bërit politikë. Për të arritur suksesin në këtë drejtim ai zgjodhi një grup të vetë quajtur Liberalë. Berisha dhe liberalët e rinj! Shumë vetë e panë me skepticizëm këtë flirt politik. Duke u nisur edhe nga situatë ku ishte futur vendi në sajtë të politikave korruptive të qeverisjes së kaluar, ose e thënë më saktë e mungesës së politikave të qarta, Partia Demokratike zgjodhi rrugën e liberalizimit të tregut. Në fakt fryrja e madhe që iu bë administratës për t`i bërë qejfin të gjithë militantëve të majtë çoi në një bllokim të tregut. Praktikat korruptive që aplikoheshin në zyrat e adminstratës doganore apo tatimore e baënë gati të pamudshme zhvillimin e biznesit dhe operimin e tij në kushte të barabarta. Të merrje një liçencë duhet që në fillim të licensoheshe si ryshfetdhënës. E njëjta gjë ndodhte edhe me lejët e ndërtimit. Çlirimi I tregut nga politika ishte kryefjala e platformave të KOP-it gjatë fushatës elektorale. Të lodhur tashmë me premtimet boshe të poltikës , shumë pak vetë ishin të bindur se këto reforma do të mund të zbatoheshin në Shqipëri, megjithëse i votëbesuan ato duke sjellë të djathtët në pushtet. Tashmë ka kaluar një periudhë prej afro 7 muajsh dhe më në fund Berisha u kujtua se për çfarë ia kishin dhënë votën qytetarët shqiptarë. Liberalizimi i lejeve të ndërtimit përvç faktit që është një hap politik që synon të prekë klane që operojnë në këtë fushë dhe janë një mbështetje për kundërshtarët, është dhe një nismë që mund të sjellë një rënie të çmimit të banesave. Nuk është dhe aq e llogjikshme që në buzë të Lanës ta blesh një metër katrorë gati sa shitet në Paris. E gjithë kjo është pjellë e praktikave abuzive dhe të stërgjatura për të marrë një leje ndërtimi. Të gjithë e dimë se shumat që paguanin ndërtuesit për të siguruar lejen shkonin deri në 25 përqind të objektit. Kjo situatë mund të ndryshojë edhe në fushën e dhënies së liçencave për të ushtruar aktivitet në fusha të ndryshme. Që në thelb teoria e liçencave nuk më ka pëlqyer. Këtu nuk dua të dukem sikur jam simpatizant i anarkisë, sepse jam i bindur se duhet një mekanizëm rregullator për të ekuilibruar tregun. Por ajo që është për tu përshëndetur në fjalën e fundit të kreut të qeverisë është fakti procedurat për e marrjes së liçencave do të tejshtohen në maksimum . Madje do ishte mirë që në shumë raste të hiqeshin fare. Mirpo nuk mund të rri pa përmendur edhe një paradoks që unë kam vënë re kohët e fundit në politikën e qeverisë dhe sidomos liderit të saj. politikat liberale dhe , hapja e tregut , po vijnë menjëherë pas ikjes të liberaleve nga stafi e Berishës. Ngjela ishte i pari që i kishte mbrojtur me fanatizëm këto ide dhe në fund u dorëzua dhe ai. Nuk e kam kuptuar në fakt pse Berishës i duhej të divorcohej nga Ngjela për të zbatuar pikërisht ato politika që ai mbronte. Megjithatë më mirë vonë sesa kurrë…