E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova mes integrimit evropian dhe statusit politik

Duke parë ecurinë dhe përpjekjet e fqinjëve të tyre në kuadër të proçesit integrues në Bashkimin Evropian dhe NATO, kosovarët kanë filluar të mendojnë sesi të rikuperojnë kohën e humbur. Madje Kryeminsitri i Kosovës Agim Ceku emëroi dhe një këshilltar për të asistuar Kosovën në marëdhëniet me BE-në. Po duket se nuk do të jetë kaq e lehtë dhe Kosovës do ti duhet shumë punë në përmbushjën e standartve. Disa ditë më parë i dërguari i posaçëm i BE-së Stephan Lehne gjatë vizitës së tij në Prishtinë deklaroi se Kosova duhet të presë edhe disa vite, për tu integruar në BE. Me këtë deklaratë politikani perëndimor duket sikur fajëson edhe administratën e UMNIK-ut, e cila për afro 6 vjet nuk ka treguar performancën e duhur. Deklarata e Lehne përmban edhe një kuptim politiko-juridik në lidhje me marëdheniet Prishtinë-Bruksel. Është e qartë që bashkimi evropian nga pikëpamja juridike nuk mund të nisë proçes bisedimesh për anëtarësim me një vend josovran. Cdo gjë duket së vërtitet rreth statusit politik të Kosovës. Ndërkaq kryeadministratori i Kosovës Soren Jessen Petersen nuk ndan të njëjtin mendim me politikanin Lehne. Në raportin që do ti paraqesë Keshilit të Sigurimitë në OKB në fund të qeshorit ai ka vlerësuar progresin që ka bërë Kosova në rrugën e përmbushjes së standarteve dhe garantimit të kushteve për pakicat etnike. Petersen do mundohet të bindë 5 fuqitë e mëdha se kushtet e vëna nga Bashkësia Ndërkombëtare janë plotësuar tashmë. Vendet e Keshillit të Sigurimit përveç raportit të pregatitur nga Petersen do të presin edhe kryenegociatorin Marti Ahtisari. Edhe pse kanë mbetur dy raunde teknike të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit Ahtisari duket i vendosur për të përshpejtuar proçesin. Ai do të vizitojë së shpejti kryeqyetet e vendeve të Keshillit të Sigurimit duke filluar në këtë mënyrë bisedimet për statusin politik. Vështirësinë më të madhe Kryenegociatori mund ta hasë në Moskë dhe Pekin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›