Kashta, trafikanti dhe fenomeni
Vç debatit të vazhdueshëm, mbi shkarkimin apo jo të kryeprokurorit, aktualiteti i javës në kryeqytet, ka pasur edhe një sërë zhvillimesh të tjera. Arrestimet e tre personave të dyshuar si pjesëtarë të një organizate kriminale, si dhe disa ngjarje të tjera, e kanë mbajtur në qendër të vëmendjes "kronikën e zezë”. Padyshim që Gëzimi Salillari i njohur më gjërë si Gëzimi i Kashtës, falë edhe fjalëve të thëna në KPD nga ish-kryesocialisti Fatos Nano, ishte bumi i javës që sapo kaloi. Salillari apo Gëzimi i Kashtës, i njohur kështu për shkak të një lokali me karrige e mbulesë kashte që zotëronte, është një ndër figurat më të përfolura të trafikut të narkotikëve në vend. I dënuar në Itali me të paktën 8 vjet burg, ai sëbashku me anëtarët e organizatës së tij Artur Vaqo dhe të tjerë dyshohet se kanë pasur lidhje me Kamorristët e tëmerrshëm të Napolit dhe kanë dërguar në vendin fqinj qindra kilogramë heroinë. Por nëse në Itali grupi ishte zbuluar që në 1998-ën e në 2001-shin kishte marrë goditjen e parë, në Shqipëri ai ka mbetur i paprekur. Këtu fillon edhe miti i Kashtës, që u shëndrua ashtu si shumë çështje të tjera në një lojë e ka kush e ka.
Gëzim Salillari ka nëj dosje të rëndë, që antimafia dhe departamenti i antidrogës në itali e kanë pregatitur me mjaft kujdes. Përgjime telefonatash, përgjime bisedash, dëshmi, drogë e kapur dhe gjithçka tjetër që nevojitej për t`i dërguar pas hekurave. Por as Gëzimi i Kashtës as ndonjë nga miqtë e tij që ndodheshin në Shqipëri nuk u arrestuan, edhe pse dosja e tyre ka mbërritur në vendin tonë që në maj të 2002. Nga një letërkëmbim, me postier median, që arriti në një rekord prej katër reagimesh të ndërsjellta brenda një dite, Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithshme, thanë pak a shumë se që prej 2002-shit, dosja nuk ishte prekur pasi asnjëra nga palët nuk kishte pasur para ta përkthente. Madje një tjetër material i ngjashëm i nisur në janar të këtij viti, nga Ministria e Drejtësisë për në Prokurorinë e Përgjithshme sërish ka mbetur i pa përkthyer nga italishtja dhe sërish për mungesë fondesh. Shqiptarët kuptuan live, se të dyja palët kanë luajtur me të ngecur, dmth e ka kush e ka kopetencën, ndërkohë që prej kohësh të kërkuarit livadhisin hapur e sheshit. Më tej akoma prokuroria shqiptare, që thotë se po e hetonte grupin pohon se nuk kishte prova, që të kërkuarit nga Italia merreshin me trafik, megjithëse kjo prokurori ka një dosje plot metë tilla të ardhura nga Italia. Sidoqoftë loja është mbyllur me humbje të thellë të prokurorisë, e cila në të gjitha krahët del e humbur dhe fajtore, kështu nëse nuk ngrin për shkak të gafës së kryeprokurorit për të njëtën çështje, ajo ngrin sepse për pesë vjet, nuk bëri atë që bëjnë prokuroritë. Çudi e madhe është edhe fakti që policia e dikurshme edhe pse me një urdhër arresti ndërkombëtarë, as që e kishte vënë ujin në zjarr për ta ndaluar të kërkuarin ndërkombëtarish, ndërsa ky i fundit administronte qetësisht lokalet e tij dhe pse jo vazhdonte pazaret e vjetra dhe të shtronte dreka për politikanët e treguar me gisht nga një ish-kryeministër, që shënonte një tjetër ish-kryeministër. Duket se katarsisi i Nanos në 2001-shin, s`paska qenë thjeshtë fjal në erë, akuza të rreme për të bërë zhurmë, por diçka që edhe pse e harruar në sirtarë rikthehet në skenë për të bërë mjaft bujë. Madje del se akuzat e tij e të të tjerëve, për politikë të lidhur me krimin, qenkan dosje të plota të cilat mund të dërgojnë në qeli, ose të paktën deskretitojnë publikisht këta politikanë. Por kjo sduket se ka për të ndodhur. Arsyet janë të thjeshta, politikanët në Shqipëri i kanë bërë ligjet për të tjerët dhe vetë nuk kanë ndërmend t`i zbatojnë, qoftë edhe për kundërshtarët. Kjo e fundit të bën më të sigurtë në momentin që bie nga kali pushtet, e pse jo të jep dorë të lirë të bësh para me thasë.
Sidoqoftë Gëzimi i Kashtës, është dukshëm një fenomen i funksionimit kriminal, përlyrjes politike dhe korruptimit të drejtësisë. I pari sepse si krim ai funksionoi prej vitesh, duke u shëndruar në mit, aq sa përmendej në televizion, por nuk kishte frikë të dilte lirshëm e madje të investonte paratë e fituara me trafiqe, m`u në blloqe qeveritare. I dyti sepse politikanët miq të tij, vazhduan të mbeten politikanë, askush nuk u preku qoftë edhe një qime floku, ndërsa ata jetojnë të lumtur jetën e tyre politike, duke u shfaqur si shejtorë e shpëtimtarë dhe duke ngrënë dreka të këndshme, të paguara me paratë e drogës. Dhe së treti se një dosje e kompletuar prej pesë vitesh dhe një urdhër arresti po kaq i vjetër, nuk u zbatuan për kaq shumë kohë, për një motiv banal, si përkthimi, që s`të lë të mendosh asgjë tjetër, vç se dikush kishte paguar shumë dhe dikush kishte urdhëruar që ato të mos përktheheshin, e të mos zbatoheshin.