Huntelar: Reali, një ëndërr që u bë realitet
Që prej muajit janar, Klas-Jan Huntelar do të përfaqësohet me fanellën e Realit të Madridit. Për sulmuesin që do të luajë në "Santiago Bernabeu" deri më 30 qershor 2013, kampionët e Spanjës paguan afro 20 milionë euro në arkat e Ajaksit. "Të luaja me Realin ishte një prej ëndrrave të mia dhe tashmë ajo është realizuar", deklaroi Huntelar. Kontrata me zëvendësuesin e Rud van Nistelroit do të firmoset pas vizitave mjekësore (aktualisht lojtari është i dëmtuar në kavilje).