Lëv këshillon Poldin:Qëndro në Bundesligë
Sipas trajnerit të Gjermanisë, Joakim Lëv, nëse largohet nga Bajerni, Lukas Podolski duhet të vazhdojë të luajë në Bundesligë. "Mendoj se është ende shumë i ri. Do ta kishte mjaft të vështirë të luante jashtë shtetit (Gjermanisë). Zgjidhja më e mirë për karrierën e tij do të ishte të gjente një tjetër klub në Bundesligë, ku do të mund të luajë vazhdimisht. Gjithsesi, më parë duhet të presim dhe të shohim nëse drejtuesit e Bajernit janë të gatshëm ta shesin".