Hitaj: Të zhvlerësohet “Këpuca e Artë”!
24/05/2005 Edhe pse dyshimet janë ekzistuese, FSHF duket se e ka arkivuar çështjen Laçi-Partizani, për shkak të vështirësive për “hetimin” e saj
Edhe java e fundit e kampionatit të 66-të shqiptar të futbollit, ka lënë një shije të hidhur te drejtuesit e lartë të FSHF-së. Kjo ndodh vetëm për faktin e çudisë së madhe, që la pas takimi i të shtunës mes Laçit dhe Partizanit, i luajtur në Kamëz, nga i cili u vendos dhe fati i golashënuesit më të mirë të sezonit 2004-2005. Në këto pak ditë që kanë kaluar, kudo është folur për një trukim të mundshëm të kësaj ndeshje. Akoma dhe më i ashpër është treguar një pjesë e shtypit sportiv shqiptar, në komentet e saj. Takimi ka përfunduar me rezultatin e barabartë 5-5. Të gjithë golat e të kuqve mbajnë firmën e një autori të vetëm, sulmuesit elbasanas të Partizanit, Dorian Bylykbashit. Ndërkohë që, një tjetër gjë e rrallë për këtë sezon, është edhe kuota e golave e shënuar në portën e Partizanit nga kundërshtarët. Laçianët në 35 ndeshjet e para të kampionatit, kishin shënuar më shumë vështirësi vetëm 8 gola, ndërsa pas 5 golave ndeshjes së të shtunës, e “rregulluan” golavarazhin e tyre në 13-124. Po ashtu, nëpërmjet barazimit skuadra laçiane “rregulloi” edhe kuotën e pikëve (2 pikë). Gjithsesi, Bylykbashi triumfon në konkurrencën me Daniel Xhafën dhe fiton edhe “Këpucën e Artë”, bashkë me 1.500 dollarë shpërblim, që FSHF-ja i ka akorduar golashënuesit më të mirë të sezonit. Mënyra se si u zhvilluan ngjarjet në këtë ndeshje, ka bërë të hidhen hipoteza të shumta, jo vetëm nga shtypi, por edhe nga vetë dikasteri më i lartë i futbollit në vendin tonë. Por, shefi i Sektorit të Garave, ka ngritur “duart lart”, kur pyet se cila është masa që mund të merret. Prononcimi i tij lë të kuptohet se, të “hetosh” një çështje të tillë është e vështirë. Edhe pse ai përmend disa variante të mundshme, të procedurës që mund të ndiqet, konkretish kjo çështje duket se do të arkivohet pa “hetim”. Por, që një gjë e tillë të mos përsëritet sërish, ai thekson se, do të ngrejë zërin e tij në Komitetin Ekzekutiv. “Do t’i kërkoj Komitetit Ekzekutiv, që të zhvlerësojë titullin e golashënuesit më të mirë, ka nënvizuar dje Hitaj. “Sipas mendimit tim, titulli i golashënuesit më të mirë, duhet të mbetet vetëm për vlera statistikore. Vetëm kështu mund të mbyllim shtegun për fenomene të tilla, të cilat janë bërë të zakonshme nga kampionati në kampionat”. Indinjata e thellë duket qartë në prononcimin e shefit të sektorit të garave, gjithsesi, tani ngelet vetëm të presim se çfarë do të vendosë Komiteti Ekzekutiv, i cili pritet të mbyllet në javët e ardhshme.